Ibrahim Hajdarmataj: Kështu mbetëm vëllezër
Ismail Poga, Komandant i Batalionit Partizan të Hasit,
Rrëfimi i atdhetarit, patriotit e luftetarit Arif Ahmet Hajdarmataj
Gjermania gjatë Luftës Dytë Botërore, në gjithë Shqipëri, bëri dëme të mëdhaja, duke djegur shtëpi e hedhur në erë ura, duke vrarë njerë të pafajshëm burra, gra e fëmijë.
Sipas kujtimeve të atdhetarit, patrriotit e luftëtarit Arif Ahmet Hajdarmataj nga fshati
Zogaj – Tropoje, i cili ishte shok arme me Heroin e Popullit Bajram Curri ku për veprimtari të tij atdhetare si luftëtar besnik i Bajram Currit, Arifi denohet me 101 vjet burg nga regjimi famëkeq i Ahmet Zogut dhe kushërini i tij Hoxhë Zog Hajdarmataj varet me litar në qytetin e Krumës të Hasit, po nga regjimi i Zogut. (Sot gjimnazi i Zogaj mban emrin e dëshmorit Hoxhë Zog Hajdarmataj), Arifi kujton: “Tre Gjermanë, të shoqëruar nga një gjakovar i cili luante rolin e përkthyesit dhe të shoqëruesit, meqenëse e njihte shumë mirë fshatin Zogaj të Malsisë të Gjakovës, kur një kodër e ulët e ndajnë Gjakovën me Zogajt”. Ata zbresin në qendër të fshatit Zogaj dhe fillimisht vranë patriotët të tre vëllezërit Rexhë Mehmet Hajdarmataj, Kadrinë e Muslinë si edhe nusen Rushë Hajdarmataj, ja venë flakën shtëpisë të tyre dhe këta 4 trupa i hedhën në flakë ne zjarrin qe ishte marrë shtëpia. Tragjedi e vërtetë ku do kalojnë shumë breza dhe kjo në memorien e tyre do të ngelin përgjithmonë për vdekjen e këtyre 4 dëshmorëve të atdheut të cilët dhanë jetën që ne sot të jemi të lirë e të lumtur.
Të 3 gjermanët me shoqëruesin drejtohen për tek shtëpia ime. Një kojshi spiun (Hafije) kishte raportuar tek gjermanët se komandanti i batalionit partizan të Hasit, Ismail Poga me 3 partizanë ndodhen tek shtëpia ime. Në të vërtetë Ismail Poga me disa partizanë të Hasit dhe të çetës partizane të Zogaj kishte marrë disa aksione luftarake kundër gjermanëve dhe postave ushtarake të tyre si në Zogaj, Bytyç, Kam e Qafë Prush. Ardhja e Ismail Pogës me partizanët e Hasit, kishte për qëllim kordinimin e aksioneve luftarake të zonës Zogaj të udhëhequr nga komandanti i kësaj çete partizani Isuf Musë Hajdarmataj me çetën e Bytyçit të udhëhequr nga 3 vëllezërit Shaban Haxhi Demaliaj, Hasan e Bajram Demaliaj. Pasi e pritëm përzemërsisht Ismailin me shokë, filluan bisedimet për takimet e ardhshme e aksionet me drejtuesit e çetës tpartizanëve të Zherkës Rexhep Arif Hajdarmataj dhe Shaban Sadik Hajdarmataj me partizanët e qendrës Zogaj Bistim Hoxhë Hajdarmataj, Bali Arif Hajdarmataj, Maxhun Shaban Hajdarmataj, Ukë Shaban Hajdarmataj dhe Ukë Arif Hajdarmataj si dhe në lagjet Xhuxh, Mahallë e Epërm, Xhediaj me partizanët Hysen Kadri Aliaj me Matosh Matosh Mertinaj, Muhamet Ozman Xhediaj e Niman Musë Hajdarmataj dhe detyrat që do të kenë secili në të ardhmen. Me Ismailin kishim thithë gjakun pra ishim ba prebatima domethanë ba vllazën, prandaj më besonte për cdo gja dhe detyra që më linte ua transportoja menjëherë partizanëve .
…Një thirrje e fortë:
O Arif Ahmeti!
Menjëherë dola në kërvet të shkallëve (ballkon) të kullës time 3 katëshe dhe ju drejtova: Bujrëm e mirëseerdhët !
Zbrit,zbrit poshtë, foli duke ma ba me dorë Gjakovari i shoqërum me 3 gjermanë.
– Arif!
– Na kena besim te ti, si burrë i pjekun e me namuz, me na tregue se a ke mrena Ismail Pogën me shokë?
– Në ato momente 2 gjermanë me automatikë në duar, zunë pozicion në 2 kungët e kullës, ndërsa gjermani i 3 ndenji me shoqërusin.
– Po vallahi, po ju tregoj të vërtetën pa dorashka, pa rrena (gënjeshtra), Ismail Poga me 3 partizanë ka ardh në shtëpinë teme para 1 sahati. (Siç e mësova ma vonë nga Ismaili, të 3 partizanët e Hasit me Ismailin kishin hipur në pullaz të shtëpisë dhe po ndjeknin zhvillivet e ngjarjes, 3 partizanët e Hasit do të azgjesonin 3 gjermanët, ndërsa Ismaili do ta vrasin në fillim Arifin si njeri besë premë, tradhëtar, ndërsa shoqëruesi mundësisht të kapet i gjallë se duhet për informata… Ismailit i kujtohen fjalët e mençura të babait të tij që thoshte: “Biro kurr mos u ngut as në luftë as në kuvend apo në gëzime”).
– Punë sekontash e Arifi do të shtrihej përdhe nga Ismaili.
– Fol bre Arif, na i nxjerr jasht ata komunista, të pa fe, flet me za të naltë gjakovari.
– Po bre, por Ismaili me shokë mu dukën se ishin të unshëm (të pa ngrënë) dhe më lypën bukë . Unë ju dhash nji bukë me nje pshere djathi të mshtjellun në facoletë (shami) të cilët u nisën menjiherë për në fshatin Zherkë ku thanë se kishin nji plan për të hedhur në erë postën gjermane ne Zherkë.
– Sapo përkthyesi ua përkthei gjermanit, ata si vetima u larguan duke marrë drejtimin e fshatit Zherkë ku ndodhej nji orë rrugë larg shtëpisë time.
….Pastaj Ismaili me shokë u përqafue me mue i cili ishte ba ujë në djersë nga tencioni që kishte kaluar.
Kështu ngelëm përjetësisht vllazën të besës”.
…Vitet kalojnë, ku brezat përcjellin traditat
Ibrahim Hajdarmataj
Anëtar i Komitetit Kombëtar të Organizatës të Veteranëve dhe Pasardhësve LANÇ
“Nderi i Kombit”.
Ibrahim Hajdarmataj
Anëtar i Komitet Kombëtar të Organizatës Veteranëve dhe
Pasardhësve LANÇ “Nderi i Kombit”.
Ibrahim Hajdarmataj
Anëtar i Komitet Kombëtar të Organizatës Veteranëve dhe
Pasardhësve LANÇ “Nderi i Kombit”.
Ibrahim Hajdarmataj
Anëtar i Komitet Kombëtar të Organizatës Veteranëve dhe
Pasardhësve LANÇ “Nderi i Kombit”
O Arif Ahmeti !
Menjëherë dola në kërvet të shkallëve (ballkon) të kullës time 3 katëshe dhe ju drejtova: Bujrëm e mirëseerdhët !
Zbrit,zbrit poshtë, foli duke ma ba me dorë Gjakovari i shoqërum me 3 gjermanë.
- Arif !
- Na kena besim te ti, si burrë i pjekun e me namuz, me na tregue se a ke mrena Ismail Pogën me shokë?
- Në ato momente 2 gjermanë me automatikë në duar, zunë pozicion në 2 kungët e kullës, ndërsa gjermani i 3 ndenji me shoqërusin.
- Po vallahi, po ju tregoj të vërtetën pa dorashka, pa rrena (gënjeshtra), Ismail Poga me 3 partizanë ka ardh në shtëpinë teme para 1 sahati. (Siç e mësova ma vonë nga Ismaili, të 3 partizanët e Hasit me Ismailin kishin hipur në pullaz të shtëpisë dhe po ndjeknin zhvillivet e ngjarjes, 3 partizanët e Hasit do të azgjesonin 3 gjermanët, ndërsa Ismaili do ta vrasin në fillim Arifin si njeri besë premë, tradhëtar, ndërsa shoqëruesi mundësisht të kapet i gjallë se duhet për informata…. Ismailit i kujtohen fjalët e mençura të babait të tij që thoshte: “Biro kurr mos u ngut as në luftë as në kuvend apo në gëzime”).
- Punë sekontash e Arifi do të shtrihej përdhe nga Ismaili.
- Fol bre Arif, na i nxjerr jasht ata komunista, të pa fe, flet me za të naltë gjakovari.
- Po bre, por Ismaili me shokë mu dukën se ishin të unshëm (të pa ngrënë) dhe më lypën bukë . Unë ju dhash nji bukë me nje pshere djathi të mshtjellun në facoletë (shami) të cilët u nisën menjiherë për në fshatin Zherkë ku thanë se kishin nji plan për të hedhur në erë postën gjermane ne Zherkë .
- Sapo përkthyesi ua përkthei gjermanit, ata si vetima u larguan duke marrë drejtimin e fshatit Zherkë ku ndodhej nji orë rrugë larg shtëpisë time.
….. Pastaj Ismaili me shokë u përqafue me mue i cili ishte ba ujë në djersë nga tencioni që kishte kaluar.
Kështu ngelëm përjetësisht vllazën të besës.”
…… Vitet kalojnë, ku brezat përcjellin traditat
Ibrahim Hajdarmataj
Anëtar i Komitetit Kombëtar të Organizatës të Veteranëve dhe Pasardhësve LANÇ
“Nderi i Kombit”.
Ibrahim Hajdarmataj
Anëtar i Komitetit Kombëtar të Organizatës Veteranëve dhe
Pasardhësve LANÇ “Nderi i Kombit”.
Ibrahim Hajdarmataj
Anëtar i Komitet Kombëtar të Organizatës Veteranëve dhe
Pasardhësve LANÇ “Nderi i Kombit”.
Ibrahim Hajdarmataj
Anëtar i Komitet Kombëtar të Organizatës Veteranëve dhe
Pasardhësve LANÇ “Nderi i Kombit”