Astrit Lulushi: Spartanët
Dorianët ishin të ndryshëm nga helenët në mënyrën e jetesës dhe organizimin shoqëror, duke filluar nga Korinthi, qendêr tregtare e populluar, e njohur për stilin e saj të zbukuruar në art dhe arkitekturë, deri te shteti izolues ushtarak i Spartës. E megjithatë, të gjithë helenët e dinin se cilat lokalitete ishin Doriane dhe cilat jo. Dorët dalloheshin nga gjuha dhe nga traditat. Ata ishin një popull i ardhur nga perëndimi, duke zbritur “dora-dorës” nga pyjet dhe malet e Epirit; u vendos dhe solli gjuhën e zakonet e veta në Peloponez; ashtu siç do të bënin më vonë pasardhësit e tyre arbëreshë ose arvanitë. Nuk dihet se çfarë e shkaktojë valën e dorëve, por me siguri ishte fundi i epokës së bronxit që ndezi trazirat.
Sipas mitologjisë, Lacedaemon, djali i Zeusit, ishte një mbret i Lakonisë. Ai u martua me Spartën, të bijën e Eurotas (E Urta), dhe e quajti vendin me emrin e tij dhe qytetin me emrin e gruas së tij.
Tyrtaeus, një shkrimtar spartan i epokës arkaike, është burimi më i hershëm për të lidhur mitin e origjinës së spartanëve me prejardhjen e heroit Herakliu; autorë të mëvonshëm, si Diodorus Siculus, Herodoti dhe Apollodorus, përmendën gjithashtu spartanët si pasardhës të Herakliut.
Shqiptarët, që e tradhëguan gojarish historinë, thonë se dorët ishin të tyret. Por grekët, që lanë një histori të shkruar, thonë ndryshe.
Sparta ishte republikë. Gratë kishin më shumë të drejta sesa burrat. Leonidas ishte mbret dhe Sparta ishte monarki, por “basileis” spartanë nuk ishin monarkë.
Si fillim, Sparta kishte 2 mbretër në të njëjtën kohë, 2 nga 30 senatorët e Spartës. Sigurisht ata kishin edhe një gradë ushtarake, duke qenë gjeneralë të lartë të ushtrisë spartane. Pushteti i tyre ekzekutiv nuk ishte mbi pjesën tjetër të senatorëve. Ata gjithashtu mbikëqyreshin nga eforët, të cilët ishin 5 zyrtarë të zgjedhur rregullisht. Zyrtarët më të lartë spartanë përshkruhen gjithashtu si të këqij. Mos harroni, eforët ishin si 5 kryeministra, të zgjedhur.
Por filmat i tregojnë ndryshe, ku lakedaemonët e tjerë të lirë nuk mernin pjesë në këto pushtete ekzekutive. Por nuk ishin as pronë e ndonjë spartani. Ata ishin nënshtetas të qeverisë spartane. Në këtë drejtim, ishin në gjendje më mirë se të gjithë njerëzit në perandorinë persiane, ku çdo subjekt ishte nën pushtetin e një sunduesi të vetëm absolut, mbretit të mbretërve.
Ksenofoni flet për vetë mëkëmbësit që duan të veshin diademë dhe të çlirohen nga perandori dhe shohim shumë rebelime nëpër perandorinë perse. Për shembull, “Revolta e Satrapëve të Mëdhenj” në mesin e shekullit të IV pes. Frigjia, Armenia, Kapadokia iu shtuan listës së gjatë të popujve rebelë si Egjiptianëve dhe Jonianëve.
Në Spartë shohim vetëm rebelime helotësh. Perioikoit duken mjaft besnikë edhe pas rënies së Spartës. Ata në fakt sigurojnë shumicën e trupave me dëshirë, kur numri i qytetarëve spartanë ishte reduktuar në disa qindra.
Që të gjithë nënshtetasit e perandorëve persianë ishin të barabartë me skllevër, shkruan Herodoti, por Kserksi e trajtoi njeriun më të pasur të perandorisë, Pithius, nipin e mbretit lidian, më tmerrësisht se çdo skllav.
Kserksi, duke supozuar se Pitiu do të kërkonte ndonjë gjë në vend të asaj që ai bëri në të vërtetë, i tha se do t’i jepte begati dhe e urdhëroi të kërkonte atë që dëshironte. Atëherë Pithius mori guxim dhe tha:
“Zotëri, unë kam 5 djem dhe të gjithë janë të detyruar të marshojnë me ty kundër Hellas, të lutem, o mbret! Ki mëshirë për mua që jam kaq i vjetër dhe liro nga shërbimi një nga djemtë e mi, madje më të madhin, që të kujdeset për mua dhe pasuritë e mia, merr 4 të tjerët me vete dhe le të kthehesh me gjithë projektin tënd të kryer.”
Kserksi u zemërua shumë dhe u përgjigj:
“Ti më sheh vetë duke marshuar kundër Hellas dhe duke marrë me vete djemtë dhe vëllezërit e mi, të afërmit dhe miqtë e mi, si dhe ti, skllavi im, që duhej të më kishe ndjekur me gjithë shtëpinë tënde, më flet për djalin tënd?”
Me atë përgjigje, ai menjëherë u kërkoi atyre që ishin ngarkuar të bënin të njëjtën gjë që të gjenin djalin më të madh të Pithius dhe ta vrisnin, pastaj duke vepruar kështu, të vendosnin gjysmën e trupit të tij në të djathtë të rrugës dhe tjetra në të majtë, që ushtria të kalonte nga kjo rrugë midis tyre.
Një tjetër pasazh i rëndësishëm i Herodotit është ku perandori persian Kserksi kërkon mendimin e mbretit të mërguar të Spartës, Demarati, i cili e dëgjoi dhe tha:
“O mbret, meqenëse më urdhëron me çdo kusht të them të gjithë të vërtetën dhe të them atë që më vonë nuk e vërteton se është e rreme, në Hellas varfëria është gjithmonë endemike, por guximi fitohet si fryt i urtësisë dhe forcës. Ligji, duke përdorur këtë guxim, Hellas mbrohet nga varfëria dhe tirania. Tani i lavdëroj të gjithë grekët që banojnë në ato toka Doraine, por nuk do të flas për të gjithë ata, por vetëm për Spartanët. Së pari, ata kurrë nuk do të pranojnë kushte që sjellin skllavëri, dhe së dyti, ata do t’ju takojnë në betejë.”
Edhe në shtetet që kishin një lloj monarkie të tillë si Maqedonia, shohim njerëz që reagojnë kur mbreti fillon të sillet si sundimtar absolut siç ishte rasti në incidentin e Aleksandrit dhe Kleitit.
Sa i përket propagandës së persëve laikë në krahasim me spartanët, kjo ka pak ose aspak bazë. Vërtetë, në shumicën e rasteve Persianët nuk ndërhynin në çështjet fetare të popujve të pushtuar. Megjithatë, spartanët bënë të njëjtën gjë. Ata nuk ua imponuan kultet e tyre popujve të tjerë. Edhe helotët kishin kultet e tyre. Sa i përket shkatërrimit të tempujve të shenjtë, spartanët nuk ishin të gatshëm të shkatërronin Athinën pas fitores së tyre në Luftën e Peloponezit. Persët nga ana tjetër, dogjën Akropolin dhe shumicën e tempujve të Atikës.
Pra, në përgjithësi spartanët ishin shumë më afër ideve moderne “perëndimore”, sepse vinin nga perëndimi. Vetëm se vitet e fundit disa njerëz që përpiqen të reagojnë ndaj disa përshkrimeve orientaliste fyese të Persisë dhe krijojnë një Persi të lashtë të përsosur imagjinare, ndërsa hedhin akuza të pabaza për spartanët e lashtë. Natyrisht, asnjë nga këto nuk ishte si vendet dhe sistemet politike moderne dhe nëse dikush përpiqet të gjejë mizori dhe gjëra të papranueshme, kjo është e lehtë. Por duhet të kemi parasysh edhe kontekstin, si dhe betejën e 300 Spartanëve të kapur “dora dorës” kundër persianëve në Thermopile.
Please follow and like us: