Albspirit

Media/News/Publishing

Meti Rexhepi: ENIGMA E PËRSOSJES

         

 

PREND BUZHALËS

në daç lype Prendin

t`ia vizatosh dukjen dhe shkëlqiminsi një ylli

çdo ditë e sheh

e çdo ditë pak e më pak e njeh

largësia e lëvizjes i duket e ngathët

buzëqeshjes  Tij  lërja në buzë qershorin

me qeshje qershish

nëse të iku qershori

e gjen në Kallnorin me Buzëqeshje të Përskuqura

krahneza ia mbështjellke  kopertinat e hapura në verë

po i hape prite dehjen e ngjyrave dhe hijeshinë etulipanëve autokton

t`ia matësh fiziologjinë e mendjes imagjinare është iluzion

 

*

mos ngurro t`ia shkëputësh ndonjë fletë te(k)stamenti

me çfarë syzesh i shihte Ai vrimat e zeza

tek ti tek unë dhe te vetja

të udhëzon t`ia qëmtosh urtësinë në kulmin e vapës

dhe ta presësh nën ombrellë breshrin me akuj

e ndonëse mbi shkëmbinj bimë nuk mbijnë

gurit ia gjen peshën në vendin e vetose tek zoti imullirit

tashmë letrën e mëkimit të zemrës ta ka shkruar

por e mbajte në xhep shuk të dërmuar

ta dërgon tjetrën

të mos iu verbohen sytë e simboleve të kohës

thotë: shpëto metaforat prej shurdhimit për meloditë e PrenkJakovës

 

*

universi i pakufi  nismën mund ta ketë pasur sa Ky Njeri

kur e gozhduan të përgjakur Jezusin

ekzekutorët harruan se akti i krimit

nuk iu zhbëhej dot prej përfytyrimit

të bërat  iu vinin ndotëse

deri në vdekje ose vetëvrasje u drejtohet gishti i shekujve

lum PrendiPrend Miku

ngrite Çati Shtëpish  ku flenë në rafte e të zgjohet shpirti

në fjalët tua ka ethe të shërueshme në rreze

po të mos kishte kaq rreze nuk do të shihej as prarimi

çka t`i bëje njerëzisë

doemos e ndizje një copë dielli të poezisë

 

*

një vashë të vetmen që e dashuroje tërë jetën

ajo të mori në kraharor në gji metaforash

e thithje dhe ta thithte nektarin

por as e ngopje as të ngopte

e kishte dhe ajo bezdinë

porse dorë për dore të pandarë  në suferinë

dinte të lypte role e metafora për Një Mbretëreshë

ia preferoje Enigmën e Përsosjes së Thjeshtë

si është e mundur në atë trup mesatar të tkurret një det i gjallë

det fjalësh dhe dije fora tej përmasash mrekullie

 

Gjilan, korrik 2023.

 

Please follow and like us: