Dr. Vlora Obertinca: Qetësia e mendjes, trupit dhe shpirtit njerëzor
“Qetësia e mendjes, trupit dhe shpirtit të njeriut është e pa kompromis“, Dr. Vlora Obertinca.
Ka shumë gjëra në jetë që njeriu mund ti blejë me para, por jo edhe të gjitha. Aq shumë është materializuar jeta sot sa që, shumë kush mendon se me para mund të arrijë çdo gjë. E vërtetë që me para mund të blesh çdo gjë materiale që sheh dhe e prek me dorë, por jo edhe atë që nuk e sheh syri apo e ndjen zemra në thellësinë e vet.
Ajo pjesë e padukshme që e ndjejmë, por nuk e prekim, është ajo pjesë që na mban në jetë. Ajo pjesë është diçka që nuk blihet as nuk shitet me asnjë valutë as pasuri në botë. Ajo pjesë është e shenjtë sepse është pjesa hyjnore e njeriut me të cilën vijmë në këtë jetë. Ajo pjesë hyjnore duhet të ruhet dhe respektohet si sytë e ballit nga secili prej nesh sepse është diçka që dhurohet vetëm nga Hyji dhe nuk guxon të cenohet nga njeriu.
Kjo pjesë quhet shpirti i njeriut që na jep frymë, na e tret ushqimin na e pushon mendjen dhe trupin edhe kur ne flejmē.
Çdo ditë shohim njerëz me zemra të thyera e me shpirt të lënduar nga dikush tjetër. Sa lehtë ështē ta gēnjesh dikë, ta bësh të tē dashurojë dhe të ta dorëzojë pjesën më të shenjtë të qenies së vet… E njeriu naiv dhe lakmiqar e keqpërdor dhe mendon se është fitimtar sepse paska pas mundësi të gënjejë, të tradhtojë dhe të lëndojë një shpirt tjetër!
Të dashurit e mi, analizoni mirë se kē lejoni të hyjë në jetën tuaj dhe me asnjē çmim mos bëni kompromis me qetēsinë e mendjes, trupit dhe shpirtit tuaj sepse janē të shenjta. Bëhuni të fortë dhe mbylljani derën njerëzve që kanē harruar se kanë shpirt.
Herët a vonë Karma do troket në derë!