Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta piktori Vangjel Gjikondi

Është ndarë nga jeta piktori i mirënjohur Vangjel Gjikondi. Me origjinë nga Qeparoi, piktori Gjikondi lindi më 20 gusht 1958. Studioi në Institutin e Lartë të Arteve. Pas studimeve punoi në Kinostudion “Shqipëria e re”, fillimisht në repartin filmave vizatimorë për disa muaj e më vonë si piktor kostumesh në filmin artistik. Ka qenë piktor në shumë filma, si “Duaje emrin tënd”, “Nxënësit e klasës sime”, “Treni niset në 7 pa 5”, etj.

Vangjel Gjikondi ka qenë një piktor mjaft aktiv duke marrë pjesë në ekspozita vetjake e kolektive, si dhe në kolonitë e piktorëve. Por do të kujtohet veçanërisht për ciklin e tij të 55 tablove kushtuar Skënderbeut, duke prekur të gjitha etapat e jetës së tij, që nga pagëzimi e deri në vdekjen e heroit. Për këtë cikël tablosh Gjikondi punoi 10 vjet, duke sjellë figurën e tij sa më njerëzore, larg madhështisë së realizmit socialist.

Vetë piktori thoshte se stili i tij ishte frymëzuar nga Rilindja Evropiane të cilën e vlerësonte maksimalisht. Veprat e piktorit janë ekspozuar edhe në Galerinë Kombëtare të Arteve, Muzeun Historik Kombëtar por edhe në galeri jashtë vendit.

Please follow and like us: