Zana Tako: Eh malli…
Kjo fjalë që gurin e shkërrmoq në mijra copa
Që me lotët formon diej plasaritës
Që me fjalën puth e çmallet
Që me shpirtin rend e nuk lodhet.
Kur të gjej, zë e këndoj
E fryma më mbaron tek ti
Dhe një jetë e re fillon
Kur më frymon me ndjenjën dashuri.
Nuk lodhem të të dua
As ti nuk lodhesh me mua
Sa pak fjalë kur ndjenja derdhet si lumë
Lag e freskon buzët e tua.
Me njomështinë e dashurisë mëkohem
Mushti i pijes që deh në pafundësi
As të rritur, as të vegjël
Jetojmë me ndjenjën e madhështisë, dashuri!
26 korrik 2023.
Please follow and like us: