Albspirit

Media/News/Publishing

Spasse Thanasi: ROMANI QЁ E BЁRI TЁ FAMSHЁM KUDO

 

 

 

Mbi shpatullat e qytetit

Nё ngjyrat e kalldrёmit historik

Rreth lagjeve me mbulesё mendimi

Vargjet e mia pёr Gjeneralin

I gjeta shpёrndarё si fenomen i trishtё

Nё rrokadёn e kohёs, kur Ismai Kadare

Solli plot fuqi pёr lexuesin shqiptar

Romanin “Gjenerali i Ushtrisё sё Vdekur”.

Ngjarja merr frymё mbi mbulesёn e ndjenjave

Kur lufta i dha rrugicave tё gjalla

Njё botё tё mbyllur kujtimesh

Njё shpirt tё ftohtё ankthi

Kur diçka e re vdiste me ёndrrat e pakthyera

Dhe historia e lirisё mbetej vetёm frymё

Njё muzikё qё buçiste nga kambana njerёzore

Zgjonte e zgjonte mendimet e maratonёs marramendёse

Nё pёrballim tё zёrit tё Nazim Hikmetit poet

“Njё gjendje e trishtuar e lirisё”!

Kjo poezi mbartur me luftё e jetё

Ka brenda “shpirtin e shenjtё” tё gjigandit

Qё kurrё s’do vdes

S’do tё preket kollaj nga endacakёt pa mend tё letёrsisё

Zёri i tij nёpёr kohё

Do tё jetё frymё e gjallё e lirisё

E ёndrrave dhe e dashurisё!…

Pёr romanin qё e bёri tё famshёm kudo

Tё skalitura vijnё mendimet

Me vargjet e poezisё, kushtuar “Gjeneralit…”

hero i kohёs sё vdekur:

 

Gjenerali nё qytetin e gurtё…

Simfonia historike e KADARESE

 

Enigma e Kadaresё

Pёr misionin e Gjeneralit…

Simfoni e mendimit

Nё kёrkim tё ndjenjёs!…

 

  1. Misioni i panatyrshёm….

Nё vjeshtёn e lagёt dhe me shi

Gjenerali zbriti nё Shqipёri

Me misionin e panatyrshёm nё tokёn e huaj

Tё ngrinte nga balta ushtrinё e vdekur.

 

Nёpёr shi ai udhёtoi i çmendur

Bisedonte me priftin pёr luftёn dhe varrezat

Nё shtjellёn e ujit si nё njё ankth

Gjenerali ndeshi shkёlqimin e ftohtё tё helmetave

Rreshtin e gjerё tё ushtarёve tё vrarё si gurё memorial…

 

Njё pirg kujtimesh me varre paanё

Pёrzier me zhurmёn e ujrave dhe bregun plot paqe

I solli pamjen kёrcёnuese tё maleve

Disfatёn e asgjёsimit me harrimin e vdekjes..

 

Gjenerali humbi madhёshtinё

Me endjen varrezё mё varrezё

Me frikёn e lashtё nga ujёrat e kaltёra

Ulurima e dallgёve si muzikё e luftёs

Pёrball detit dhe kohrave plot stuhi

U bё siluetё me pushkё majё brigjeve

Kёngё e largёt dhe e pabesё…

 

Poshtё mjegullёs nёpёr rrafshnaltat dimёrore

Mbi supin kёrcёnues tё brigjeve

U ngrit jehona dalldisёse e fjalёve

“Gjenerali i Ushtrisё sё Vdekur”! 

 

Gjeneralit i kujtohen qindra kamionё ushtarakё

Ulur radhё – radhё me mjekrat mbёshtetur mbi tytat e pushkёve

Lёkundja e tyre vazhdimisht

Ngjante aq shumё me mimikёn e gurtё

Bёhej marrёzi e gjatё me ironinё e gurosur.

 

Ashtu si xhadeja qё rotullohej rreth maleve

Gjenerali tirrte lёmsh tё pazgjidhur

Me pamje tё llaftarisur nё kryqёzimin e statujave

Qe zverdhur krejt, me supet e zbardhura nga dёbora.

 

Autokolona e kamionёve tё ngarkuar me arkivole

Dukej vapor i madh me ushtri tё madhe

Mbushur me tonelata kalciumi e fosfori

Kontrast i trishtuar nё fundin e vjeshtёs…

 

Gjenerali kthente kokёn pas

Malet po largoheshin mё tepёr

Konturi i tyre me kёrcёnime abstrakte

Bёhej frikё e turbulltё, vёrshim nё skёterrё…

 

Mbi flakёt e dёborёs

Ndjenjat squlleshin dhe preknin tokёn

Freskia e pafund nga qielli

Njё sezon i vёshtirё me pasagjerёt e vonuar

 

Gjenerali me gjithёfarё shёnimesh nё duar

Linte pas njё shkrim nervoz

Njё lёkundje tё ftohtё ajri

Mbi rrullat e ballit gjithё djersё

Ngarkuar me “sekretin e luftёs”…

E Diel, 27 Korrik 2014

 

 

  1. Zhvarrimet….

Kazma lёshoi tingull tё shurdhёr

Gjenerali vёshtroi plisat e parё tё lagur

Mbajti shёnim nё bllok pёr varrin e parё

-“Tё gjithё pёrreth si tё ngrirё

  Plisa tё zinj, tё shkrifёt qё lёshonin avull…”

 

Si “shtegёtar” nё tokёn e huaj

Gjenerali vёshtronte profilin e gurtё

Mbi varrezat e ushtarёve tё vdekur

Vёrtitej njё grumbull eshtrash me kafka tёrё baltё…

 

Kёrkimi i eshtrave pas luftёs

Mё e madhja hipokrizi e kohёs

Zёrat e shqetёsuar nё baltёn e mallkuar

Panik dhe frikё nё krahinat e largёta

Pёr tё gjetur eshtrat e kolonelit tё shenjtё!…

 

Gjenerali me sytё ngritur nё qiell

Horizontet mbytur nё mjegull

Çoheshin pёrpjetё si shigjeta majё malesh

Heshtja mbyste si ndonjё varrim!…

 

Nё peizazhin e zymtё

Mori gurёsh mbulonin tokёn

Gjenerali me njё tё fshehtё tragjike

Nё sfondin e mjegullёs

Ngrinte trishtimin e madh…

 

Nёpёr shtresat e sfungjerta tё reve

Skajet e horizonteve ngrinin krye mbi fushёn

Qielli bёhej i padurueshёm

I fundosur i tёri nё dritёn e indiferencёs…

 

Me kafka dhe dhёmbё nё duar

Future thellё nё mbretёrinё e kalciumit

Njё kapitull pa numur niste monotoninё

Teknologji e zymtё me rrapёllima tё tmerrshme

Copё e luftёs qё vinte rrotull jetёs – vdekje!…

 

 

  1. Muzgu i xhadeve tё bardha

Kryqёzimi i pafund xhadesh tё lagura

Nё tokё tё huaj, monotoni e gjatё

Gjenerali rendi e rendi nё mёnyrё lakonike

“Tё mbledh eshtra, tё zgjoj ushtarё tё vdekur”!

 

Pёrtej urёs, nё kёmbё tё saj

Vazhdonin gёrmimet me pёrtesё

Nё horizont grykat e maleve

Ishin mbytur krejt nё mjegull…

 

Mbёshtetur nё parmakёt e Urёs

Nё njё vend tё shkretё e tё trishtuar

Gjenerali i ulur mbi njё copё betoni

Pinte cigare e ndrydhte ndjenjёn

Shpёrndante mendimet mbi hekurat e ndryshkur…

 

Xhadeja gjarpёronte tek varret

Vёrtitej e rrotullohej si njё litar i ngatёrruar

Gjenerali mbetej pёrsёri i menduar

Nuk kuptonte fare ketё “rrufe”

Ku ishte fillimi dhe ku fundi i misionit.

 

Nё thasёt e najlonit plot me eshtra

Ironia e gurosur mbetej njё ankth

Gjenerali kujtonte kamionёt me ushtarё

Jetёn e tij tё lёkundur rreth maleve

Si njё lёmsh i pazgjidhur!….

 

Nё grykat e maleve

Era vёrshёllente si nё skёterrё

Frika e turbulltё bёhej mё abstrakte

Gjenerali pёrsёri mendohej:

Deri kurrё ky shtegёtim i rёndё malesh,

 Nё ankth pambarim!…”

 

Lopatat uleshin e ngriheshin

Ndёr varret e mbuluara me dhe

Gjenerali dhe prifti numuronin eshtrat e mbledhura

Me mushamatё mbuluar pёr udhё tё madhe

Kёrkonin ushtarёt e vrarё si nё njё pёrrallё!…

 

Nё mёrzinё e muzgut tё xhadesё

Aty – kёtu shfaqeshin fshatra tё vegjel mbuluar me dёborё

Nga horizontet malet çoheshin tё larta

Pllajat e zhveshura kёrcёnonin me pamje tragjike

Tarracat zgjateshin si transhe tё pafundme…

 

Marshimi pёrmes errёsirёs e vdekjes

Njё udhёtim nёpёr dimёr e nёpёr natё

Nё malet e pjerrёta e tё neveritshme

Gjenerali dukej si njё zog tragjik e i vetmuar!…

 

Muzgu i xhadeve tё bardha

Sillte vёrdallё mendjen e Gjeneralit

Refleksi i dritёs sё coptuar

Nё qiellin si helmet gjigande

Shuhej nё gjirin e natёs!…

 

 

 Ky  roman i hershёm i Kadaresё, me njё stil grotesk nё njё terren tё vёshtirё dhe vazhdimisht me mot tё keq,me gjeneralin “tronditёs” qё kёrkonte eshtrat e ushtarёve tё vdekur nё tokё tё huaj, ёshtё si shiriti i mjegullёs, i prerё nga njё qiell i bardhё e pa kuptim, njё “telegram” me gjithёfarё shёnimesh tё bera me dorё me njё shkrim nervoz, me lёkundjen e shpirtit nё gjysmёerrёsirёn e ftohtё tё ajrit nё tokёn shqiptare… Njё saga e bukur me “tronditje” dhe “britma” qё reflektonin dritat e llambave neon mbi helmetat nёn shiun e imёt… Zbehtёsi dhe pagjumёsi nё rreshtat e gjera tё ushtarёve nё shkёlqimin e ftohtё tё vdekjes dhe njё zhurmё ritmike e thellё prej tokёs nё ajrin e natёs…

Ёndёrr zbavitёse… Gjenerali nё njё luginё tё pёrzier me eshtrat e ushtarёve plotё disfatё. Gjeste habie nё shenjat e varreve ku era frynte gjithmonё nё njё drejtim. Arkivole tё mёdha, tamam si pёr tё vdekurit e vёrtetё . Plane skicash tё vizatuara nga  veteran pёr nё bregun e luftёs. Gjithёfarё historish dhe episode luftrash!…

Ngjarjet vёrtiten nёpёr shtjellёn e errёt tё natёs, si nё njё ankth pambarim. Gjenerali dhe Prifti lёvizin kudo me thesё najloni nё duar pёr eshtrrat e tё vdekurve dhe kjo bardhёsi e keqe dukeshe gjithmonё zhurmё e ujёrave dhe tingёllimё e gurёve memorial nё njё vend tё çuditshёm!…

Njё roman, pra, qё Kadareja morri njё famё tё çuditshme si shkrimtar dhe u bё i njohur nga bota moderne e letёrsisё. Njё roman qё do tё lexohet nga tё gjithё brezat qё vijnё, se ai mbetet njё krijim artistik me saga troditёse nё shpirtё pёr historinё e luftёs sё madhe…

Zbavitje e madhe nё tё lexuar!

Befasime pёr imazhet e kohёs sё luftёs ku “gjenerali” u rikthehet me naivitet dhe ankth ndjenjash mistike!…

Rikujtimi i romanit tё famshёm ёshtё lartёsim i shkrimtarit nё kohёt moderne!…

 

Please follow and like us: