Ceca koncert në Ulqin, reagon modelja Çunmulaj
Këngëtarja serbe, Svetlana Ceca Raznatovic, është paralajmëruar përmes posterave se do të ketë një koncert në Ulqin.
Lidhur me këtë paralajmërim, kanë reaguar artistë, këngëtarë e organizata të ndryshme, shkruan Gazeta Shqip.
Së fundmi ka reaguar edhe modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj.
“Nuk jam kundër artit, nuk jam kundër muzikës, se jam rritur me atë muzikë në Mal të Zi dhe e dëgjoj. Por po valla, jam kundër me më ardhë dikush në breg të shtëpisë të më këndojë këtu që burri i saj ka vrarë me mijëra njerëz të pafajshëm. Por gjithkush ka të drejtë në zgjedhjet e veta. Kaq prej meje”, tha ajo.
Në bazë të kalendarit, Ceca do jetë në Budva dhe disa qytete të tjera të Malit të Zi përgjatë muajit gusht.
Në njërin nga këto koncerte, hyrja është 25 euro.