Qendra “Xhoi & Xhulia” i mban gjithnjë premtimet!
Drejtueset e afta e mbi të gjitha më shpirt të madh u duhen institucioneve të tilla. Qendra “Xhoi & Xhulia” i mban gjithnjë premtimet! Misioni ynë është që të jemi çdo ditë në shërbim të fëmijëve, duke u përpjekur t’i edukojmë vlera e virtyte që në fëmijërinë e tyre, duke rritur më pas breza të tërë artistësh, por fillimisht të njerëzve me zemër të madhe. Të premten e datës 27 korrik, pasi mbyllëm një sezon të suksesshëm, të gjithë u drejtuam për tek “Shtëpia e Foshnjes”, në Vlorë, për të realizuar një mision humanitar.
Nën drejtimin e zonjës Xhoi Jakaj, stafi, fëmijët dhe prindër ishin në Vlorë, për të dhuruar dashuri , por edhe për të parë nga afër një botë tjetër, të atyre që shpesh nuk e kanë jetën edhe aq të lehtë. Megjithatë, fal drejtoreshës, zonjës Anila Hitaj, “Shtëpia e Foshnjes” Vlorë, i përngjante një oazi plot me vlera të larta në çdo pikëpamje, ndryshe nga paragjykimet që ka në publik shpesh për këto institucione.
Me fisnikërinë që e karakterizonte, Drejtoren Anila Hitaj, e kishte shndërruar këtë institucion në një strehëz dashurie, ku fëmijët ndjeheshin të lumtur, por edhe të plotësuar. Një punë e realizuar me shumë profesionalizëm, shpesh edhe me donacione që vetë ka mundur të sigurojë, zonja Hitaj ka ditur t’i kthejë dinjitetin një institucioni, shpesh të paragjykuar. Bashkëpunimi mes qendrës “Xhoi & Xhulia” dhe “Shtëpisë së Foshnjes” u përmbyll me një premtim mes grave lidere, që dinë sesi të dhurojnë dashuri dhe jo vetëm për fëmijët e shtëpisë së foshnjes Vlore, por për shumë të tjerë që kanë nevojë për një bashkëpunim që do të vijojnë në të ardhmen.
Qendra “Xhoi & Xhulia” e ka shndërruar tashmë në sfidën e saj të qënurit përkrah fëmijëve në nevojë. Drejtoresha Xhoi Jakaj, premton se do të vijojë të jetë e angazhuar në nisma huminatore, nêpërmes koncerteve dhe integrimit të fëmijëve me kurse dhe dije, ku bashkë me stafin e qendres përpiqen të sjellin një shembull të ri në shoqërinë tonë.