Dr. Vlora Obertinca: Mendimi pozitiv i hap dyert e suksesit dhe lumturisë
“Shprehia e të menduarit pozitiv i hap dyert e suksesit dhe të lumturisë në jetë dhe sa më shumë të zhytemi në mendime të bukura, aq më shumë qëllime pozitive realizojmë në jetën tonë, pa e ditur fare që në ndërdijen tonë kemi mbledhur informata apo mendime pozitive, që na e kanë lumturuar jetën aq sa s’bëhet më”, Dr. Vlora Obertinca.
Dr. Dispenza, i vendosur në betejën e tij të vetëshërimit, filloi me meditimin e tij 45 minuta në ditë, duke e paramenduar në mendje boshtin e tij kurrizor, unazë për unazë, si të shëruar dhe hap pas hapi, në formatin tredimensional.
Siç tregon ai, një ditë prej ditësh, duke bërë meditimin për vetëshërim, ai arriti që brenda 45 minutave pa ndërprerë, t’i lidhë të gjitha unazat në boshtin kurrizor në formatin tredimensional dhe thotë se një moment ka ndier një ‘klik’, zhurmë. Kjo qe një mrekulli e vërtetë. Pas një kohe të caktuar dr. Dispenza ngrihet nga krevati dhe fillon të ecë. Kolegët e tij në spital nuk mund t’u besonin syve të tyre dhe as rezultateve të thella të Rontgenit, tomografisë kompjuterike dhe rezonancës magnetike, të cilat tregonin një gjendje gati fatale. Kur kolegët doktorë e ridërguan dr. Dispeza-n pas 5 javësh të bëjë incizimet dhe fotografimet e thella, u shtangën dhe u mahnitën njëkohësisht nga ajo që panë dhe nga rezultatet. Boshti kurrizor i doktorit ishte shëruar plotësisht, sikur të mos kishte pasur ndonjëherë as thyerje e as lëndim. Ata panë një bosht kurrizor të shëruar dhe tërësisht tjetër nga ai i para pesë javëve që e kishin parë pas aksidentit.
Nga momenti i shërimit, dr. Dispenza vendosi, që gjatë jetës, të praktikojë atë që e kishte realizuar në procesin e vetëshërimit të tij, në mënyrë që t’u ndihmojë njerëzve, gjithandej, në raste të tilla. Ky është rezultati i mendimit të paluhatur pozitiv, i cili e ka fuqinë, jo vetëm ta ndryshojë kursin e jetës në mënyrën më të mirë të mundshme, por madje edhe të bëjë shërime të mrekullueshme.
Fragment i shkëputur nga libri “Vera e shpirtit“ të Vlora Obertincës.