Albspirit

Media/News/Publishing

Një popull me një lider karizmatik në krye të shtetit është gjithmonë fitimtar

“Lideri i lindur sfidohet shumē herë por meqë është i lindur për të udhëhequr, ai gjen forcë për të mposhtur sfidat, tē çajë rrugën i vetëm e të rikthehet në skenë gjithmonë si fitimtar”, Dr. Vlora Obertinca.
Kam dëgjuar shpesh pyetjen se ‘A lind lideri apo mund të bëhet lider gjatë jetës’, pyetje e cila më ka bërë ta analizojē të qenurit lider.
Lider mund të jetë një burrë apo edhe një grua pavarësisht gjinisë, që është në gjendje të udhëheq jo gjithmonë procese të lehta dhe, pikërisht aty sprovohet lideri në aftësitë dhe shkathtësitë e tij.
Në situata tensioni, në situata të kurdisura, në situata me peshë jetike për procesin që udhëheq, lideri e dëshmon veten sepse, nuk është i udhëhequr nga egoja por, nga vetëdija e lartë që është një nivel më i lartë se vetëdija e njerëzve të rëndomtë dhe, kjo bën që lideri të ketë vetbesim të pamohueshem në aftësitë e tij dhe në vizionin e qartë se ku do ta shpien procesin të cilin ia kanë besuar për ta udhëhequr.
Lideri i mirëfillt lind si i tillë dhe gjatë jetës vetëm sa i forcohet bindja për ta bërë atë për të cilën ka ardhur në këtë jetë, që do të thotë të jetë udhëheqës.
Shpeshherë shoh ambiciet e shumë kujt për t’u bërë lider ndonëse, nuk ka asnjë atribut të liderit karizmatik që ka një sharm për ti inspiruar të tjerët që ta ndjekin natyrshëm sepse lideri karizmatik është lider shpirtëror i cili posa e hap gojën prek anën shpirtërore të secilit njeri, gjë që bënë masën e gjerë të popullit ta ndjejë sinqeritetin e tij, ta adhurojë dhe ta ndjek natyrshëm.
Një popull që ka një lider karizmatik në krye të shtetit është gjithmonë fitimtar.
Please follow and like us: