Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Proverb amerikan në kohën e komunizmit

Kur isha në vitin e tretë të gjimnazit sistemi arsimor shqiptar shkoi në ekstremet komuniste, duke zbatuar mësimin maoist të trekëndëshit revolucionar ”mësim-punë prodhuese-kalitje fiziko-ushtarake” dhe ne bënim dy ditë punë prodhuese në javë në një nga ofiçinat më të mëdha të vendit NSHRMN, në Shkozet, Durrës.
Në ditën kur do të fillonim punën prodhuese profesori i fizikës, Burhan Kaduku, një burrë i mençur dhe mendjehapur, nëndrejtor i gjimnazit, na mblodhi dhe nuk na foli as për trekëndëshin revolucionar dhe as për vigjilencën që kërkonte partia, por na këshilloi shkurt me një proverb amerikan, duke na thënë: Çuna, kini kujdes te makineritë. Në fabrikat amerikane kudo është i shkruar si parrullë proverbi “Zoti, kur krijoi njerun, harroi të bëjë pjesë këmbimi për të”.
Please follow and like us: