Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Poeti

Çfarë është poeti veçse një i dehur –
që lëkundet tavernave,
duke murmuritur dërdëllitje.
Endacak i çrregullt,
që i ka hipur autobusit
falas për askund;
karikatura e një shoqërie
e cila dëshiron të dëgjojë
‘sa e bukur është’;
persona non grata që prish
festën tuaj të sofistikuar,
duke bërtitur gjithë natën
për Zotin dhe demonët
dhe duke pirë gjithë uiskin tuaj;
I çmendur që ka harruar të mjekohet;
“Gomar” që thotë të vërtetën
të cilën nuk doni ta dëgjoni.

Please follow and like us: