Astrit Lulushi: Mjekër
Në kohërat e shkuara njerëzit kryesisht mbanin mjekër e mustaqe – jo për modë. Jeta ishte brutalisht e shkurtër. Jo vetëm natyra ishte e egër. Me luftra, mosha mesatare ishte jo më shumë se 30 vjeç. Për t’u dukur të vjetër, njerezit mbanin mjekër, për të treguar se rronin gjatë.
Kohët kanë ndryshuar sot dhe simboli i vërtetë i mjekrës dhe flokëve te gjatë është harruar. Ato përdoren, jo rrallë, si mjet rebelimi ndaj autoritetit. Ka raste kur vetë autoriteti përdor mjekër; dhe ky është falsiteti më i madh, ose mungesë e njohjes së kulturës së traditës. Kur njeriu ka njohuri, atij i jepet një punë sipas dijeve. Por kur ka dije dhe kulturë caktohet të udhëheqë. Në disa vende udhëheqja është biznes i frytshëm – jo për populin, as për shtetin – por për pushtetarin. Qëllimi është zhvatja. Në fasadë pikturon “kundërshtarët” dhe veten e fut në mes duke prerë e vrarë me shpatë. Mozaik pa vlerë. Si gjërat e tjera që paraqiten bukur e reklamohen.
Një frymë e rëndë ka hyre mes tyre. Njerëzit janë bërë të djallëzuar me mikun, njeriun e vet dhe armikun. Çdo familje jeton kryesisht mirē me standartet perëndimore. Kur shkon pas shumë kohësh për vizitë, tregojnë kuriozitet sesa mall. Kur i pyet për jetën që bëjnë thonë “keq, nuk më del”. Derën e shtëpisë nuk e hapin. As nuk të ftojnë. Baret, restorantet e pijetoret janë “shtëpia e mikut”. Edhe kur marrin rrugën e shkojnë në vend të huaj, thonë – “Kisha disa dhurata, por më humbi valixhja”.
Gjërat (gjendja, zakonet, mendja, morali njeriu) kanë ndryshuar, jo për mirë, rrugën së prapthi kanē marrë. Tradita po bëhet si mjekra.