Albspirit

Media/News/Publishing

KOLEGJI AAB HAP THIRRJEN PËR SHKËMBIM STUDENTOR NË GJERMANI

22 Gusht 2023

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja nga Kolegji AAB për shkëmbim studentor në Schmalkalden University of Applied Sciences (SUAS) Gjermani për semestrin veror 2023/2024.

Kriteret për aplikim janë si vijon:

  • Të jetë student aktiv i Kolegjit AAB në nivelin Bachelor
  • Të ketë 8-10 provime të përfunduara
  • Të jetë student i Fakultetit Ekonomik, Juridik apo Shkenca Kompjuterike
  • Nota mesatare: minimumi 8.5
  • Njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B1)

Thirrjen e plotë dhe formën për aplikim mund ta gjeni në linkun: https://aab-edu.net/bashkepunimet/thirrjet-per-studentet/

Data e fundit për aplikim është 04.09.2023 deri në ora 16:00.

Please follow and like us: