Albspirit

Media/News/Publishing

IL POPOLO DEL FRIULI, 1938/KUR MBRETI ZOG DËRGOI MBRETËRESHËN GERALDINË TË VIZITOJË PËR HERË TË PARË KRAHINËN E MATIT

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Gusht 2023

 

“Il Popolo del Friuli” ka botuar, të premten e 25 shkurtit 1938, në faqen n°6, një shkrim rreth vizitës së parë të Mbretëreshës Geraldinë në krahinën e Matit, vendlindjen e Mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

Mbreti Zog dhe e fejuara e tij në krahinën e Matit

Burimi: Il Popolo del Friuli, e premte, 25 shkurt 1938, faqe n°6

Mirëpritje entuziaste

Tiranë, 24 shkurt.

Mbreti Zog dhe kontesha Geraldina Apponyi, të shoqëruar nga familja mbretërore dhe suita e tyre, u nisën sot për në krahinën e Matit, djep i familjes Zog që luajti një rol mbizotërues atje me bejlerët e saj, për të shkuar për një qëndrim të shkurtër në vilën e Qafës së Shtamës, e cila ndodhet në një vendpushim piktoresk malor.

Sovrani dhe Mbretëresha e ardhshme u pritën me entuziasëm nga popullsia.

Please follow and like us: