Albspirit

Media/News/Publishing

Shefqete Gosalci: Orë letrare në Shkup në përvjetorin e Nënë Terezës

Në kuadër të Manifestimit Ditët e Nënës Terezë, Shoqata e Shkrimtarëve ABC-Poetike e udhëhequr nga Z. Vullnet Sadiku, në bashkëpunim me Drejtorin e “Shtëpisë Muze Nënë Terza, në Shkup, Z. Naser Curri, organizuan orë letrare në Amfiteatrin e kësaj shtëpie muze, në shënim të 113-të vjetorit të lindjes së Nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu (Shën Tereza). Në manifestim lexuan poezitë e tyre poetë dhe poetesha nga gjithë hapësira etnike shqiptare dhe mërgata.
Me këtë rast u hap edhe një ekspozitë me piktura të Nënë Terezës dhe Z. Naser Curri, na shpjegoj historikun e biografisë dhe veprimtarisë së Nënës Terezë si dhe përuroj edhe këngën e tij kushtuar Nënës Terezë.
Manifestimin e nderuan me pjesëmarrje edhe Kolonelja e UÇK-së Shyhrete Gosalci, ish – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut Z. Gjergj Dedaj dhe rapsodi Tahir Seferi.
Shën Tereza – bija shqiptare e lindur në Shkup, Nëna e të gjitha nënave të botës, me HUMANIZËM, lartësoj gjakun e Arbërit jo vetëm në Kalkutë (Indi), ku jetoj dhe veproj por gjithkund në botë, në analet më të larta politike e diplomatike.
Shën Terezai i dha tërë njerëzimit mësimin e madh, se si njeriu i përkushtuar me SHPIRTË për vepra të mira mund ta ndryshoj çasjen e botës ndaj jetimëve, të sëmurëve, nevojtarëve dhe atyre që kanë nevojë për një dorë, për një krah e për një shpresë. I tregoj botës se humanizmi, ndjeshmëria, mirësia dhe dashuria njerëzore janë vepra të larta, janë sipërore.
Njerëzimi po kalon kriza të mëdha ekonomike, sociale, nëpër luftëra të padrejta ku pësojnë njerëzit e pafajshëm dhe të pambrojtur. (Askush më shumë se populli shqiptar nuk i ka vuajtur më shumë mbi kurriz vuajtjet dhe padrejtësitë e tilla).
Aq shumë refugjatë janë rrugëve të botës, sa shumë të sëmurë lëngojnë pa shpresë, sa e sa fëmijë po vdesin kufijëve të botës, po i bien oqeaneve për ta gjetur një rrugë, për ta gjetur një shpresë, e sa lotët ujisin tokën çdo ditë, sa fëmijë vdesin urie e bota bën sehir.
Nënë Tereza me shpirtëbardhësi, përkushtim e dashuri arriti ti ndihmonre fëmijët e botës. Bota Demokratike e ndihmoj Kosovën gjatë luftës (1998/99), për çështje humanitare.
-Të bëhemi të gjithë ngapak Nënë Tereza dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin këtu në vendin tonë, në Kosovën tonë dhe kudo ku kemi mundësi, sepse askush nuk varfërohet duke dhënë.
Falënderoj Drejtorin e shtëpisë Muze Nënë Tereza në Shkup Z. Naser Curri si dhe Z. Vullnet Sadiku për pritjen bujare!
Suksese të gjithëve!
Shkup, 30.08.2023
Please follow and like us: