Ilir Levonja: Kuvendi i një kandidati për monark
Kuvendi i sotshëm i Lulzim Bashës, nuk është kuvendi i atyre që, gjoja po reformojnë Partinë Demokratike, nuk është as kuvendi i demokratëve, nuk është as i opozitarëve. Nuk është kuvend për të ndihmuar Shqipërinë me opozitarizëm, për të ndihmuar vendin të cilit iu shty futja në Europë në vitin 2030. Pavarësisht se gjoja Partia Demokratike e vërtetë apo zyrtarja lançoi një spot, ku thuhej se vendi ka nevojë për ndryshim etj. Është kuvendi i kultit të individit se, vetëm për atë u fol, jo për vendin. Është kuvendi, një pëllëmbë surratit për ata që na mbytën se nuk bashkëpunojnë me non gratat, se, Sali Berisha e bën për bythën e vet, se ku është opozita reale dhe se kush i shërben Edi Ramës dhe jo. Përfundimisht është kuvendi i Lulzim Bashës apo edhe kuvendi i tipit shpiqtar kokëfortë, i inatçorit që kurrë nuk e shikon dot veten larg vëmendjes politike etj. Kur njëri mbush një pallat sporti dhe tjetri mbush një stadium të tërë, vetëm të jesh i verbër dhe të mos kuptosh se ku është shumica. Megjithatë ky është edhe rasti më i flagrant për të kuptuar atë tipin e Unit, apo të të Fortit, Njëshit etj., në politikën tonë. Ky kuvend nuk tregoi asgjë tjetër veç faktit se një tjetër monark i ri po kërkon të shpallet. Nëse kuvendi i Stadiumit që solli kuvendin e marsit 2022, ku kufizoi mandatin e kryetarit, i cili jep menjëherë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet e përgjithshme. Dhe se votëbesohet edhe vetëm një herë nëse humb zgjedhjet lokale. Ky i sotshmi i Bashës, hoqi çdo kufizim. Me një fjalë, Basha mund të humbi përjetësisht, por nuk mund të dorëhiqet. Nëse në kuvendin e stadiumit kandidatët për kryetar bashkie apo deputetë, zgjidhen me primare, përshembull janë vet demokratët në rrethe që e zgjedhin kandidatin, tek kuvendi i Bashës i firmos dhe i vulos kryetari i madh, pra Basha, pavarësisht klauzolës një anëtar një votë. E fundit edhe nënkryetarët, nuk ka askush apo asnjë të drejtë kryesia, por kryetari. Pra kryetari zgjedh, firmos dhe po ai vulos. Ju mund të sugjeroni, mund të propozoni por ju nuk votoni, vetëm ngrini dorën lart. Pra nuk ishte një kuvend kombëtar për interesat e vendit. Pavarsisht se si forcë politike merr nga taksat e shqiptarëve fonde a financime. Ishte totalisht kuvendi i një monarku. Pavarsisht taksave tuaja, djersës tuaj, ky është ai pakti përmbi i hallkave shtetërore, si qeveri-shtet, gjykata, pyka opozitare etj.