Albspirit

Media/News/Publishing

Bukuroshja që nuk ka frikë të tregojë shenjat e saj

92c77fbc47b9f9d131a0ad3d6e13f6e28467528849cdbb2d8ca0899fd453382b523283f5b9d8139237e195a88416b14ed955bc8b2e95388e3f3966a99aa52bacc24f64dd5e628503300dde0c6250356bYulianna Yussef, vajza 22-vjeçare me prejardhje nga Ukraina dhe Libani nuk kishte një fëmijëri të lehtë. Siç tregon ajo, në shkollë nuk reshtnin pa i komentuar trupin plot nishanë dhe emrat që i vendosnin ishin nga më të ndryshmit si xhirafë, qen dalmat, lopë etj.

“Kur isha 15 vjeç, shoku që kisha atëherë thoshte se kur ecte me mua në rrugë i dukej sikur ecte me një majmun, pasi të gjithë më shihnin”, tregon Yussef.

Kjo simptomë shkaktohet nga një mutacion i qelizave të trupit gjatë zhvillimit të fetusit dhe deri më sot, nuk është zbuluar asnjë metodë për trajtimin e saj.

Sot Yiulianna është më krenare se kurrë për trupin dhe shenjat e saj. Ajo ka më shumë se 17 mijë ndjekës në Instagram dhe kjo e bën të besojë se njerëzit e kanë pranuar ashtu siç është.

Në fotot e postuara Yulianna përdor hashtag-un #bareyourbirthmark, për të motivuar njerëzit me shenja nga lindja të ndihen mirë dhe të mos kenë turp t’i tregojnë ato.  Në shumë komente, njerëzit e përgëzojnë për guximin dhe forcën dhe shprehen se mënyra e saj u jep atyre më shumë vetëbesim dhe siguri.

 

Please follow and like us: