Njihet si nacionalist ordiner anti shqiptar, Abazoviç fton tenistin e njohur serb të bëhet “Qytetar Nderi
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka vizituar ekipin e basketbollit në Manila.
Malazezët kaluan turin e parë të Mundobasket, dhe në fillim të të dytit, luajtën kundër amerikanëve të fuqishëm dhe bënë një rezistencë të madhe ndaj rivalit të tyre të favorizuar (75-83).
Në një intervistë për “Nova.rs”, Abazoviç zbuloi se Novak Djokovic mund të bëhet “Qytetar Nderi” i Malit të Zi.
Më parë këtë dekorim e ka marrë edhe Vlade Divac.
“Më vjen mirë që e bëra vetë atë. Vlade Divac është një legjendë, këta njerëz, për shkak të rrethanave një pjesë të jetës e kaluan në Mal të Zi në karrierën e tyre Është një gjë e mrekullueshme, personalisht mendoj se do të bëjmë diçka të ngjashme me Djokoviçin”, ka thënë Abazoviç për “Nova.rs”.
Djokoviç tradicionalisht një pjesë të verës e kalon në Mal të Zi.
“Është një adhurues i madh i Malit të Zi, qëndron shpesh aty, çfarë ka më mirë se të mblidhemi nga njerëz rreth të cilëve kemi mendime të pandara. Rreth të cilit është e lehtë të gjallërohen të tjerët, për të ndjekur shembullin e tyre, edhe nëse ai është i paarritshëm.
Në përgjithësi, mendoj se sporti na ndihmon shumë për të kapërcyer në një mënyrë shumë më të lehtë disa nga vështirësitë që kemi, politike apo ekonomike. Mbështetja ime eshte e plotë për njerëzit që janë një markë globale. Nuk janë markë vetëm e Serbisë, as e Malit të Zi, janë markë globale. Mendoj se kanë respekt të barabartë në Filipine, në SHBA, në Afrikë dhe natyrisht në vendet nga vijnë”, tha Abazoviç.
Abazoviç ka shpjeguar gjithashtu se sa shumë e respekton Novak Djokoviçin dhe familjen e tij. “ Jemi në kontakt, jemi takuar edhe në gjysmëfinale të Champions League. Do më pëlqente personalisht, nëse kjo është edhe dëshira e tij të bëhej “Qytetar nderi”. Eshtë çështje vullneti, ai është po aq i mirëpritur edhe pa të”, tha Dritan Abazoviç për “ Nova.rs ”.
Gjokoviç është një tenist i talentuar por ai është edhe një ekstremist i sëmurë. Disa herë është shfaqur me deklarata dhe qëndrime të nacionalizmit kategori ordinere. Në të paktën një rast, pikërisht në Malin e Zi, gjatë një darke në Budva, u pa të shoqëronte me gjeste një nga këngët antishqiptare që qarkullojnë në rajon, teksa pamjet kanë bërë xhiron e botës.
https://gazetadita.al/abazovic-gati-te-beje-tenistin-serb-qytetar-nderi-te-malit-te-zi-ja-perse/