Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Pasioni është gjuha e shpirtit

“Pasioni është gjuha e shpirtit, që flet vetëm në një gjuhë që nuk flitet, por vetëm ndihet, gjuhë që përkthehet në ndërdije në 7000 gjuhë të ndryshme për 8 miliardë njerëz në tokë”- Dr. Vlora Obertinca.

Kur një çift është i dashuruar nuk ekziston distanca fare, qoftë edhe nëse e numërojmë me mijëra kilometra, kjo është vetëm distancë fizike.
Ky çift i dashuruar lidhet direkt në frekuencën më të lartë që ekziston në Univers- që është frekuenca e dashurisë. Si e tillë, nuk ka forcë në Univers që mund ta afektojë dashurinë nga frekuencat më të ulëta energjetike.
Andaj, arsyetimet se një lidhje dashurie dështon për shkak të distancës së përkohshme fizike nuk qëndron. Arsyeja e vërtetë është ekzistimi i personave të tretë në mes që nga fillimi apo edhe gjatë rrugëtimit.
Realiteti është një, o ekziston dashuria që nga fillimi, o nuk ka ekzistuar asnjëherë që nga momenti i njohjes.
Sidoqoftë, mos u dëshproni sepse, dashuria është e pa fund, aq sa edhe vet fusha kuantike, dhe herdokur, do të lidheni me binjakun tuaj shpirtëror që frekuenton në nivelin e njëjtë energjetik dhe ai do të jetë përjetimi i juaj real i qiellit te shtatë apo pasionit të dashurisë.
Të dashurit e mi, jeta është e bukur dhe me plotë befasi.

Kthejeni jetën në buzëqeshje dhe duajeni veten më së shumti. Kjo ngase, aq sa e duani dhe respektoni vetën, aq do t’iu duan dhe respektojnë të tjerët. Ju e meritoni lumturinë e botës sepse kjo jetë është për ta gëzuar andaj, lumturinë tuaj mos i’a falni gratis askujt.

Please follow and like us: