Mënyra më e mirë për të pasur një jetë të shëndetshme
Anila Kalleshi
Mënyra më e mirë për të pasur një jetë të shëndetshme është të rrisim sistemin imunitar duke përfshirë sa më shumë ushqime që përmbajnë vitaminë C. Për këtë arësye sot ju këshilloj supë me limon, koriandër, karrota dhe lakër.
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 7 minuta
Për 4 persona nevojiten këta përbërës:
1 lugë gjelle lëng limoni
1/4 kupë me koriandër të copëtuar imët
2 lugë gjelle vaj ulliri
4 thelpinj hudhër
1 grusht spinaq i vogël i grirë imët
1 kokërr qepë e grirë imët
1/4 kupë lakër jeshile e grirë imët
1/4 kupë karrota të grirë imët
2 lugë gjelle miell misri të tretur me 2 lugë gjelle ujë
Pak kripë e piper
Përmban: 23 kalori, 0,3 gr proteine, 2,5 gr karbohidrate, 1,3 gr yndyrë, 12,8 mg vitaminë C (1 porcion).
Please follow and like us: