SHBA, arrestohet blogerja që përhapte panik
Influencuesja amerikane Ruby Franke postonte video në YouTube duke mësuar prindërit se si të ndëshkojnë fëmijët e tyre. Rregullat e saj përfshinin agjërimin, ndëshkimin trupor dhe privimin e gjumit. Gruaja u arrestua për abuzim ndaj fëmijëve pasi një nga 6 fëmijët e saj arriti të arratisej në shtëpinë e një fqinji.
I vogli, në një gjendje evidente të kequshqyerjes, u dërgua në spital së bashku me një nga vëllezërit e tij në kushte të ngjashme. Djali i vogël arriti të zvarritet nga dritarja dhe më pas u drejtua për në shtëpinë e fqinjëve të tij të cilët ngritën alarmin duke telefonuar 911. Ai kishte plagë të hapura dhe shenja ngjitësesh në kyçet e këmbëve dhe duarve.
Ai kërkoi me dëshpërim ujë dhe ushqim. Pas kontrollit në shtëpinë e influencueses, policia zbuloi se edhe një tjetër fëmijë kishte nevojë për ndihmë. Ruby Franke nuk po vepronte vetëm. Kolegia e saj Jodi Hildebrandt u akuzua gjithashtu për 6 akuza për abuzim të rëndë të fëmijëve. Të dyja tani janë në paraburgimin e Departamentit të Sherifit të Qarkut të Uashingtonit.