Supa me perime, një mënyrë e mirë për t’u ushqyer shëndetshëm
Anila Kalleshi
Supa me perime është gjithmonë një mënyrë e mirë për t’u ushqyer shëndetshëm. Le të përpiqemi t’i lëmë hapësirë fantazisë sonë për ta bërë këtë pjatë më të shijshme. Një mënyrë është ta përgatisësh edhe me qiqra dhe xhinxher.
Përbërësit:
200 gr cous cous
300 ml brodo perimesh e nxehtë
2 patate, 2 karota, 2 kungulleshka, 1 patëllxhan, 1 kërcell selinoje, 1 qepë
300 gr qiqra të ziera
300 ml salcë domatesh
Një copë xhinxher i grirë imët
Gjysmë luge kafeje piper i kuq
1 lugë kafeje sheqer, koriandër dhe majdanoz
Vaj ulliri e.v
Përgatitja:
Vendosni cous cous-in dhe brodon në një enë dhe mbulojini me qese kuzhine.
Lëreni për 20 minuta në mënyrë që lëngu të thithet nga cous cous-i.
Me një pirun shtypeni cous cous-in.
Qëroni perimet dhe pritini në copa të mëdha.
Ngrohni 2 lugë vaj në një tenxhere ose tigan, shtoni qepët, piperin dhe xhinxherin. Lërini për 10 minuta derisa të skuqen.
Shtoni perimet, qiqrat, cous cous-in përziejini dhe hidhni aty edhe salcën e domateve e sheqerin.
Ziejeni supën për 30 minuta gjysmë të mbuluar me kapak dhe pak minuta para se ta hiqni nga zjarri, rregullojeni me kripë e aromatizojeni me koriandër e majdanoz të grirë.
Please follow and like us: