Recetë e shëndetshme për vaktin e drekës
Anila Kalleshi
Recetë e shëndetshme për vaktin e drekës: Sallatë me tuna, ashparag dhe fasule të bardhë
Një sallatë pranverore me vlera ushqyese që mund të përgatitet në pak minuta. Perfekte për këto ditë të nxehta dhe një mënyrë e mirë për të marrë në një vakt një sërë lëndësh ushqyese. Më poshtë do të gjeni vlerat e lëndëve ushqyese si dhe mënyrën e përgatitjes.
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 5 minuta
Faktet e nutrientëve:
Kcal-275
Yndyrna-5 g
Yndyrna të ngopura-1 g
Karbohidrate-26 gr
Sheqerna-6 g
Fibra-8 g
Proteina-33 gr
Kripë-1.28 gr
Përbërësit:
-1 tufë të madhe me ashparag
-2 kanace tuna me nga 200 gr secila
-2 kanace me fasule kanelini me nga 400 gr secila
-1 qepë të kuqe, të prerë hollë
-1 lugë gjelle vaj ulliri
-1 lugë gjelle uthull vere të kuqe
-2 lugë gjelle “tarragon”, të prerë hollë
Përgatitja:
1. Gatuani ashparagun në një tenxhere të madhe me ujë për 4-5 minuta derisa të zbutet. Kullojeni, lërini të ftohen e më pas pritini në copa-copa(por jo shumë të vogla). Bashkoni së bashku tunën, fasulet, qepët dhe ashparagun në një tas të madh.
2. Përzieni vajin, uthullin dhe “tarragon-in” së bashku, e më pas hidhjani sallatës. Lëreni të ftohen dhe më pas shërbejini.
Please follow and like us: