Dr. Vlora Obertinca: Aty ku shkon mendja jonë, aty shkon energjia
“Aty ku shkon mendja jonë, aty shkon energjia. Duke krijuar mure mbrojtëse për energjinë tonë, ne mundësojmë rrjedhjen e energjisë proporcionale në qendrat energjetike të trupit tonë”, Dr. Vlora Obertinca.
Ne kemi 7 qendra energjetike në trupin tonë të cilat e mbajnë gjallë atë. Qarkullimi i energjisë së mjaftueshme nëpër to është i domosdoshëm për mirëqenien tonë. Duke ju dhuruar të tjerëve energji të tepërt, në raporte dashurie, miqësore apo familiare e duke mos marrë në kthim asgjë, këto qendra energjetike bijnë nga energjia dhe shfaqen sëmundje nga më të ndryshmet që nga depresioni, ankthi, e deri te sëmundje vdekjeprurëse si kanceri dhe të tjera.
Kur dikush na lëndon duhet gjetur mënyrën për ta falur, sepse mosfalja merr më së shumti energji dhe disbalancon qendrat tona energjetike, e me to shfaqen sëmundjet.
Askush nuk meriton t’i dhurohet energji e tepërt. Kjo sepse secili nga ne është UNIK dhe ashtu duhet ta çmojmë vehten e mos të presim validitet nga të tjerët.
Të dashurit e mi, dhuroni aq vëmendje apo energji, sa dhurojnë të tjerët për ju. Duhet të ekzistojë balanca në mes dhënies dhe marrjes së energjisë. Çdo tejkalim krijon disbalancë në mirëqenien tonë.
Please follow and like us: