REKTORI I KOLEGJIT AAB NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KRYETARIN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË LUGINËN E PRESHEVËS
14 Shtator 2023
Rektori i Kolegjit AAB Lulzim Tafa ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfaqësuar nga kryetari Nevzad Lutfiu.
Marrëveshja parasheh ofrimin e bursave për nxënësit dhe studentët nga Lugina e Preshevës në degët e Kolegjit AAB në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë. Gjithashtu përfshihet edhe realizimi i aktiviteteve kulturore e artistike në teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, bashkë me ofrimin e një numri të botimeve të fondit botues librar për bibliotekat në Luginë të Preshevës.
Edhe prezantimi i programeve studimore të Kolegjit AAB në shkollat e Luginës së Preshevës do të filloj të zbatohet në bazë të nënshkrimit të kësaj marrëveshje, e cila vjen pas takimit paraprak që patën dy palët ku u pajtuan që brezat e rinj duhet të jenë pjesë e arsimimit të mirëfilltë.