Astrit Lulushi: Realitet dhe perceptim
Fuqia e krijimtarisë rrjedh po aq pa mundim sa fryma. Prej saj çdo gjë buron në përvojën tuaj. Mendimet bëhen realitete. Disa imazhe përkthehen në struktura në dukje materiale. Të tjerat përkthehen në struktura që njeriu i quan ngjarje.
Si hapësira, ashtu edhe koha janë iluzione, por përfaqësojnë supozimet më themelore, që thjesht do të thotë se pranohen të dyja; se realiteti është i rrënjosur në një sërë momentesh në kohë dhe në dimensione të hapësirës. Në këtë mënyrë vetja e brendshme përkthehet në botën e jashtme. Struktura e përvojës krijohet përmes besimeve dhe pritjeve tuaja. Idetë ndërpersonale për veten dhe natyrën e realitetit ndikojnë drejtpërdrejt në mendimet dhe imazhet e brendshme. Bindjet për realitetin merren si të vërteta. Prandaj pranohen pa diskutim; ato nuk njihen si besime për realitetin, por përkundrazi konsiderohen karakteristika të vetë realitetit. Shpesh ide të tilla duken të padiskutueshme, saqë nuk shkon mendja të spekulohet për vlefshmërinë e tyre. Ato bëhen supozime të padukshme, por megjithatë formojnë përvojën personale të asaj që e quajm realitet.
Në fund të fundit, që ju të manifestoni dhe zotëroni plotësisht fuqinë tuaj krijuese, duhet të keni më shumë se besim, duhet të arrini njohjen e potencialit tuaj, duhet të kuptoni se fuqia juaj ekziston. Sa më e sigurt të kesh njohuri, aq më e sigurt është se secila nga teknikat e manifestimit të fuqisë do të japë rezultate; dhe aq më e fuqishme do të bëhet aftësia jote krijuese. Është si pema; fillon si një farë, gjë e vogël, por brenda asaj farë të vogël banon një pemë e padukshme e pamasë e lartë. Fuqia krijuese është shumë e njëjtë; ajo do të rritet në të njëjtën mënyrë. Ju ndërtoni mbi sukseset tuaja, jo mbi rrënojat.
Please follow and like us: