Furtunë në ambasada, kush shkarkohet dhe kush emërohet
Trupa diplomatike shqiptare ka ndryshuar. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur emrat e rinj të ambasadorëve që emërohen në misione diplomatike, por edhe ata që lirohen.
Kështu në Kosovë ambasador do të jetë Petrit Malaj, në vend të Qemal Minxhozit që është liruar nga detyra. Mimoza Halimi do të jetë ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.
Emrat e ambasadoreve qe jane liruar nga detyra dhe ata qe jane miratuar
- Lirohet z. Qemal Minxhozi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.
- Lirohet z. Saimir Bala nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident.
- Lirohet z. Ilirian Kuka nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.
- Lirohet z. Ilir Tepelena nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.
- Lirohet z. Pëllumb Qazimi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.
- Lirohet znj. Enkeleda Mërkuri nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.
- Lirohet znj. Elida Petoshati nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.
- Lirohet znj. Shpresa Kureta nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.
- Emërohet z. Petrit Malaj, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.
- Emërohet z. Ilir Hysa, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident.
- Emërohet z. Ilir Tepelena, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.
- Emërohet znj. Enkeleda Mërkuri, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.
- Emërohet z. Oljan Kanushi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.
- Emërohet znj. Mimoza Halimi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.
- Emërohet z. Sokol Dedja, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.
Please follow and like us: