Ndrek Gjini: Atje ku Viti i Ri që po vjen nuk do të jetë 2024
Shumica e shteteve në botë përdorin kalendarin Gregorian i cili u vendos në 1582 nga Papa Gregori XIII. Por disa shtete kanë kalendarët e tyre të rrënjosur në historinë e tyre fetare ose politike. Ja disa shtete ku viti i ri që po vjen nuk do të jetë viti 2024.
Korea e Veriut
Kalendari Gregorian fillon në atë që besohet të jetë viti i lindjes së Jezu Krishtit, por koncepti i kohës në Korenë e Veriut fillon me vitin e lindjes së liderit të tyre shpirtëror dhe politik – Kim Il-Sung. Kalendari i tyre, i njohur si kalendari Juche, fillon në vitin 1912, duke e bërë vitin e ardhshëm 2024 të jetë për Korenë e Veriut viti 112. Kalendari është emëruar sipas ideologjisë Juche të Koresë së Veriut-një sistem kalendarik i krijuar nga vetë Kim Il-Sung – i cili ruan vetëvete rëndësinë e mbështetjes në forcat e veta dhe dashurinë e popullit për udhëheqësin shpirtëror dhe kombin. Miratimi i këtij kalendari unik është një nga mënyrat speciale që Koreja e Veriut pretendon se mbron pavarësinë e saj nga pjesa tjetër e botës.
Tajlandë
Kalendari i Tajlandës bazohet në ngjarjet e jetës së liderit të tyre shpirtëror. Ky kalendar bazohet në kalendarin e tyre hënor Budist, i cili fillon nga momenti kur Buda arriti Nirvanën. Pra viti ri 2024 në Tajlandë do të jetë 2567. Përcaktimi i datës së kalendarit Budist është shumë i lehtë për tu llogaritur; gjithçka që duhet të bëni është të shtoni 543 në vitin kalendarik perëndimor. Përveç Tajlandës, ky kalendar përdoret edhe nga Sri Lanka, Kamboxhia, Laosi dhe Mianmari.
Etiopia
Etiopia do të festojë vitin e Ri 2017 në këtë Vit të Ri të 2024-s. Kalendari i tyre është thjesht shtatë vjet pas atij Gregorian. Kjo është për shkak se viti i Etiopisë bazohet në kalendarin e lashtë koptik, I cili e llogarit lindjen e Krishtit të jetë shtatë vjet më vonë se kalendari Gregorian. Kalendari etiopian gjithashtu ka 13 muaj në një vit, dhe çdo ditë fillon në lindjen e diellit dhe jo në mesnatë.
Izraeli
Ndoshta nuk duhet t’ju habisë fakti që një nga qytetërimet më të lashta në botë ka gjithashtu kalendarin më të lashtë. Kalendari hebraik fillon nga hëna e re më 7 tetor 3761 para Krishtit, duke e bërë vitin e ri 2024 të jetë për to viti 5785. Megjithëse kalendari Gregorian përdoret gjithashtu në Izrael, të gjitha festat hebraike, ditëlindjet dhe ditët e festave festohen zyrtarisht sipas kalendarit hebraik, në çdo muaj që fillon me hënën e re.
Irani
Ndryshe nga shumë vende, ku kalendarët e të cilëve bazohen tërësisht në traditën fetare, kalendari i Iranit ka të bëjë më shumë me astronominë. Kalendari Persian, ose Kalendari Diellor Hixhri, është kalendari zyrtar i Iranit dhe është krijuar nga një grup astronomësh. Kalendari mat kohën bazuar në lëvizjen e Tokës rreth diellit dhe ndryshe nga kalendari Gregorian, ai diktohet nga vëzhgimet astronomike. Për shkak se kalendari Diellor Hixhri është i lidhur me stinët astronomike, në fakt është më i saktë se kalendari Gregorian. Irani këtë vit të ri 2024 do të festoje vitin 1403. Kështu bën edhe Afganistani, i cili i përmbahet të njëjtit sistem.
Japonia
Nëse një shtet e fillon çdo vit të tij kalendarik në vitin zero sa herë ndërron krerët e shtetit, Japonia mund të quhet shteti më i ri në botë për momentin. Japonia i mat vitet e saj me gjatësinë e mbretërimit të perandorëve të saj, ku çdo periudhë në historinë japoneze është e përcaktuar nga një fjalë që përfaqëson kohën e atij perandori në pushtet. Epoka e mëparshme nën Perandorin Akihito u quajt epoka ‘Heisei’, që do të thotë ‘paqe kudo’. Ajo zgjati nga viti 1989 deri në vitin 2019, kur djali i tij Naruhito mori fronin. Tani Japonia është në epokën Reiwa, që përkthehet në ‘harmoni e bukur’. Kur perandori Naruhito u ngjit në pushtet, kalendari i Japonisë u rivendos prap. Pra në vitin e ri 2024, Japonia feston Vitin e Ri 6, (ose Reiwa 6).
Arabia Saudite
Ashtu si shumë vende të tjera islamike, Arabia Saudite ka një sistem kalendarik të dyfishtë, duke përdorur kalendarin standard Gregorian si dhe kalendarin Islamik, dhe duke ofruar dy data për shumë ngjarje. Kalendari islamik përdoret kryesisht për të shënuar datat e ngjarjeve të rëndësishme fetare, dhe gjithashtu përcakton edhe ardhjen e vitit të ri. Ky vit i ri 2024 do të jetë viti 1446, por nuk do të fillojë më 1 janar. Një nga gjërat më unike për Vitin e Ri të Arabisë Saudite është se ai bie në një ditë të ndryshme çdo vit. Viti i ri 2023 erdhi më 19 korrik 2023, ndërsa Viti i Ri 2024 nuk do të vijë deri më 7 korrik 2024. Dhe siç mund të pritet nga një komb rreptësisht fetar, festimet e Vitit të Ri nuk marrin formën e festave të mbushura me alkool, por me ceremony ku njerzit falën në rite që janë të fokusuara te feja dhe vetja përmes reflektimit.