Shtator-dhjetor, procedura e Nobelit për Letërsi, nga propozimi deri te ceremonia
Shtator
Dërgohen letrat e ftesës. Komiteti Nobel dërgon formularë nominimi për qindra individë dhe organizata të kualifikuara për t’u nominuar për Çmimin Nobel në Letërsi.
Shkurt
Afati i fundit për dorëzim. Formularët e plotësuar duhet të arrijnë në Komitetin Nobel jo më vonë se 31 janari i vitit pasardhës. Komiteti më pas kontrollon nominimet dhe paraqet një listë për miratim nga Akademia.
Prill
Kandidatët paraprak. Pas studimeve të mëtejshme, Komisioni përzgjedh 15–20 emra për t’u konsideruar si kandidatë paraprak nga Akademia.
Maj
Kandidatët përfundimtarë. Komisioni zvogëlon listën në pesë kandidatë me përparësi që do të shqyrtohen nga Akademia.
Qershor-Gusht
Leximi i prodhimeve. Anëtarët e Akademisë lexojnë dhe vlerësojnë punën e kandidatëve final gjatë verës. Komiteti Nobel përgatit gjithashtu raporte individuale.
Shtator
Konferenca e anëtarëve të Akademisë. Pasi kanë lexuar punimet e kandidatëve finalë, anëtarët e Akademisë diskutojnë mbi meritat e kontributit të kandidatëve të ndryshëm.
Tetor
Përzgjidhen laureatët e çmimit Nobel. Në fillim të tetorit, Akademia zgjedh laureatin e çmimit Nobel në letërsi. Një kandidat duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të hedhura. Më pas shpallen emrat e laureatëve të çmimit Nobel.
Dhjetor
Laureatët e Çmimit Nobel marrin çmimin e tyre. Ceremonia e ndarjes së çmimit Nobel zhvillohet më 10 dhjetor në Stokholm, ku laureatët e çmimit Nobel marrin çmimin e tyre Nobel, i cili përbëhet nga një medalje dhe diplomë e çmimit Nobel, si dhe një dokument që konfirmon shumën e çmimit.
Please follow and like us: