Astrit Lulushi: Refuzim
Ka ardhur momenti. Ne jemi përgatitur për diçka, kemi bërë përpjekje për të dhe kemi dhënë më të mirën…, por refuzohemi. Në momente si ky, është lehtë të ndihemi të dekurajuar, të tërhiqemi dhe pikëllohemi për diçka për të cilën shpresonim se është e rëndësishme. Por po ashtu është e rëndësishme të ecim përpara më pas.
Shumë artistë, mendimtarë dhe liderë të njohur u përballën me pengesa dhe refuzime përpara se të gjenin rrugën e tyre. Nga bashkë-themeluesi i Apple, Steve Jobs, që u pushua nga kompania e tij në 1985, tek autorja Lois Duncan që ka një dorëshkrim të vjetër të pranuar nga vetë botuesit që e refuzuan atë vite më parë. Ka shembuj të panumërt se si refuzimi mund ta nxisë njeriun drejt mundësive që janë të destinuara për ‘të.
Pra, le t’i japim vetes kohë për të marrë frymë dhe më pas të pastrojmë pluhurin për të vazhduar përsëri. “Jo” nuk do të thotë “kurrë”. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të sigurohemi që jemi të përgatitur. Përpjekja në vazhdën e refuzimit është një lloj besimi; nderim për këdo që ka ndjekur ndonjëherë ndonjë gjë.
Kur ju refuzoheni, nuk keni dështuar. Në fakt keni kaluar një tjetër moment historik.
“Refuzimi është mbrojtje”, ju jeni aq i mirë për t’u refuzuar; jeni ndryshe nga çdo person tjetër. Ju keni rrugën tuaj.
Nëse nuk refuzoheni çdo ditë, qëllimet tuaja nuk janë mjaftueshëm ambicioze. Nuk ka risi dhe kreativitet pa dështim.
“Bota i thyen të gjithë dhe më pas shumë janë të fortë në vendet e thyera”, thoshte Ernest Hemingway.
Nëse i tregon dikujt diellin dhe ai e refuzon, duhet të kujtosh; ai lëndon veten në të njëjtën mënyrë.
Please follow and like us: