Albspirit

Media/News/Publishing

Viola von Cramon i kërkon Borell sanksione ndaj Serbisë

EPRS / DG EXPO Experts Workshop ‘ EU Civil Society instrument for Western Balkans, Turkey and the Eastern Partnership ‘

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka shpërndarë në platformën X videon e grupit terrorist të cilët ditën e diel organizuan një sulm ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku

Bashkëngjitur me videon Von Cramon ka pyetur se kur do të nisin sanksionet nga Bashkimi Evropian në lidhje me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Ajo ka etiketuar në këtë postim komisionerin europian Oliver Varhelyi, shefin shefn e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel si dhe Presidenteb e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Kur do të fillojë sanksionimi i këtyre njerëzve këtu? Ngrirja e aseteve, e llogarive bankare dhe parandalimi i tyre (dhe i disa kriminelëve të tjerë) për të udhëtuar në shtete e BE-së? Kjo do të ishte së paku sa për fillim (siç kishte bërë ShBA-ja disa kohë më parë)?”, ka shkruar von Cramon në X (dikur me emrin Twitter).

Please follow and like us: