Larry Page dhe Sergei Brin, dy hebrenjtë e Google që ndryshuan jetët tona
Sot Google feston ditëlindjen e tij. Sot është e 25-ta për motorin gjigant të kërkimeve në internet dhe shumë teknologjive dhe risive inovaviteve, që na e kanë bërë jetën tonë më të lehtë dhe më të këndshme.
Dy studentë hebrenj të Stanford University, atëherë që të dy nga 25 vjeç: amerikani Larry Page dhe rusi Sergei Brin themeluan një prej kompanive më të mëdha dhe më të sukseshme në botë.
Google është pjesë e jetës online për këdo që ka askes në internet.
Dy inxhinierët vizionarë, Larry Page dhe Sergei Brin sot janë ndër dhjetë më të pasurit në botë – Page, I 6-ti me 109 miliardë dollarë dhe Brin, i 9-ti me 104.7 miliardë dollarë, sipas Forbes (datë 27 Shtator 2023)
Lawrence Edward Page, sot 50 vjeç, ishte vetëm 25 vjeç kur krijoi motorin që do të dominonte botën.
Page është më nënë hebreje, ndërsa gjyshja e tij nga ana e nënës emigroi në Izrael. Babai i Larry ishte doktor në shkencat kompjuterike.
Sergey Mikhaylovich Brin, edhe ai 50 vjeç, lindi në Moskë, Rusi, dhe emigroi së bashku me familjen e tij hebreje në Shtetet e Bashkuara kur ai ishte vetëm gjashtë vjeç. Djali i një profesori matematike.
Sot, Google sot ka rreth 115 mijë punonjës dhe operon me 70 zyra në 40 vend të botës. Kompania vlen në treg 113 miliardë dollar.
Google ka në pronësi edhe YouTube të cilin e bleu 1.65 miliardë dollarë në vitin 2006.
Sistemi Android i Google është përfshirë në thuajse 70% të telefonave smart, tabletave, televizorëve dhe makinave.
Google Chrome është portali numër një në botë më i vizituar, sipas Alexa.com, dhe numri një është edhe për adresat personale të maileve.
Vetëm nga të ardhurat nga reklamat online, Google fiton rreth 11 miliardë dollarë.