Përse mbyllen sytë për krimet e Aleksander Vuçiçit?
Gjelok Marko
Në fundin e Luftës së Dytë Botërore ishte krejtësisht e qartë se cilët ishin përgjegjësit për krimet. Si Adolf Hitleri ashtu edhe ministri i tij i propagandës, Joseph Goebbels, kryen vetvrasje. Ata e dinin se çfarë i priste po të përballeshin me drejtësinë. Në rastin e Joseph Goebbelsit vetvrasje kreu dhe bashkëshortja e tij, madje ata helmuan edhe fëmijët e tyre. Regjimi i Adolf Hitlerit, propaganda e Joseph Goebbelsit ishin përgjegjëse për vdekjen shumë fëmijëve, prandaj edhe ata mendonin se edhe fëmijët e tyre… Në regjimin kriminal të Sllobodal Millosheviçit rolin e Joseph Goebbelsit e morri Aleksandër Vuçiç. Në këtë rol Aleksander Vuçiç tregoi edhe më shumë zell se pararendësi i tij Joseph Goebbels. Ndërsa Joseph Goebbels deklaronte se për hakmarjen e vrasjes së 1 SS duheshin vrarë 10, Aleksandër Vuçiç deklaronte se për vrasjen e një çetniku serb duheshin vrarë 100… Shumë viktima të pafajshme u vranë e masakruan nga regjimi kriminal të Millosheviçit. Këto krime mbështeteshin, justifikoheshin e madje edhe frymëzoheshin nga propaganda e ministrit të tij të propagandës Aleksanër Vuçiç. Ndërmjet viktimave janë edhe më tepër se 1000 fëmijë shqiptarë… Çuditërisht, pas mbarimit të luftës, ndërsa Sllobodan Millosheviçi me të drejtë u cilësua si kriminel i luftës dhe u dërgua të përballej me akuzat në Gjykatën e Hagës, Joseph Goebbelsi i tij, Vuçiç nuk u konsiderua fajtor, madje nuk ju vu asnjë kushtëzim, asnjë kufizim dhe iu krijua mundësia të vijë në krye të qeverisë së Serbisë. Çudia më e madhe është që tani Bashkimi Evropian pikërisht këtë person Joseph Goebbels-in e Millosheviçit na e konsideron zyrtarisht si person të besueshëm, si personin nën regjimin e të cilit Sërbia e sërbët do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, pjesë e shteteve demokratike madje dhe kundër Rusisë së Putinit?! Që të besojmë në një metamorfozë kaq madhështore të Joseph Goebbels-it të Millosheviçit, Vuçiç nuk kemi asnjë fakt; përkudrazi faktet dëshmojnë të kundërtën. Faktet dëshmojnë qartë se Aleksandër Vuçiç, Joseph Goebbels-i i Millosheviçit ka qënë dhe Joseph Goebbels-i i Millosheviçit ka mbetur. Lista e fakteve pët këtë është tepër e gjatë. Bashkimit Evropian i mjafton të shikojë propagandën e brendshme dhe të jashtme të regjimit të Vuçiçit, i mjafton të shikojë se si propagandohen e glorifikohen krimet e Millosheviçit, si shpallen heronj personat që dënohen për krime nga Gjykata e Hagës e shumë e shumë fakte të tjera, fakte për veprime konkrete, deri në vrasje e tentativa për vrasje. Këto fakte i kanë nxjerrë të dokumentuara qeveritë e Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, i ka nxjerrë të dokumentuara edhe opozita serbe, po megjithatë deri tani këto fakte janë injoruar nga BE. Edhe raste të tilla flagrante, me jehonë të madhe publike për të cilat ka folur masmedia Evropiane si organizimi i një atentati kundër politikanit Dick Marty nga shërbimi sekret i Sërbisë, kapërxehen nga Bashkimi Evropian si ngjarje pa shumë rëndësi. Le të immagjinojmë se si do të kish reaguar Bashkimi Evropian sikur një atentat të tillë ta kish organizuar Republika e Kosovës dhe Albin Kurti… Sot gjendemi përballë një krimi të ri të organizuar përsëri nga Joseph Goebbels-i i Millosheviçit, Vuçiç: Sulmit terrorist brenda territorit të Republikës së Kosovës, vrasjen e një efektivi të policisë ,Afrim Bunjakun. Sërbia nuk kërkon falje, përkundrazi akuzon shqiptarët si fajtorë, pastaj shteti sërb shpall zyrtarish e një ditë zie kombëtare për të nderuar terroristët… Përballë gjithë këtyre fakteve të qarta kësaj radhe , ndonse i vonuar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaron me të drejtë që BE duhet të dalë me një deklaratë të dytë, të dënojë terroizmin e organizuar nga Serbia, të dënojë shpalljen e zisë kombëtare për terroristët. Deri tani BE nuk ka reaguar, përkundrazi ana tjetër BE vazhdon ti bëjë presion Republikës së Kosovës të ulet në tryezën e bisedimeve me Joseph Goebbels-in e Millosheviçit, Vuçiç. Vazhdon të bëjë presion duke mbajur në fuqi sanksionet që Republika e Kosovës të pranojë kërkesat e Vuçiçit. Dihet se po u pranuan këto kërkesa do të krijonin kushtet e hapësirën e veprimit për to organizuar akte të tjera terroriste. Sot më tepër se kurrë ka ardhur koha të dalim hapur me pyetjen : Përse mbyllen sytë përballë krimeve të Aleksander Vuçiçit? Përse mbyllen sytë përballë faktit të qartë se Aleksandlr Vuçiç ka qënë dhe vazhdon të jetë Joseph Goebbels-i i Millosheviçit?! Këtë pyetje duhet ta bëjmë ne të gjithë: Duhet ta bëjnë gazetarët në artikujt e tyre, duhet ta bëjnë politikanët në deklaratat publike, duhet ta bëjë populli me banderola në demostrimet në sheshe, duhet ta bëjmë ne F.B… Duhet ta bëjmë deri sa të marrim përgjigjen e duhur, duhet ta bëjmë deri sa të shohim se ndaj krimeve të Aleksandër Vuçiçit nuk mbyllen sytë, por më në fund po gjykohet e veprohet me drejtësi, ashtu si u veprua dikur ndaj krimeve të Joseph Goebbels-it.