Gjokoviç, që e fton Abazoviç në Mal të Zi mbështet vrasësit e policit në Kosovë
Tenisti serb, Novak Djokoviç ka shkaktuar sërish debate me një postim të fundit në rrjetet sociale, duke e njollosur edhe më shumë imazhin e tij si një sportist kampion bote.
Në një moment kur e gjithë bota po dënon aktin e rëndë terrorist të një grupi paramilitar serb në Veri të Kosovës, tenisti serb është lutur për këta të fundit.
Në një postim në rrjetet sociale, Djokoviç ka hedhur foto të përkujtimit të tre personave që mbetën të vrarë pasi policia e Kosovës rrethoi këtë grup terrorist dhe iu përgjigj sulmit të tyre nga i cili mbeti i vrarë një polic kosovar.
Në foto shfaqen përkujtimet që njerëzit kanë bërë për këta persona, dhe në sfond një flamur ku dallohet harta e famshme e ultranacionalistëve dhe ku shkruhet “Kosova është Serbi”.
Mbi të gjitha janë e-moji të duarve të bashkuara në shenjë lutjeje.
Kjo nuk është hera e parë që tenisti serb ngatërron sportin me politikën dhe ultranacionalizmat. Ai është përshirë shpeshherë edhe në aktivitetet zyrtare në shfaqje të qëndrimeve të tij kundër pavarësisë së Kosovës.
Ibrahimoviç: Të thuash Kosova është Serbi, njësoj si të thuash nëna ime është e virgjër