Albspirit

Media/News/Publishing

Për një Shqipëri të të gjithë shqiptarëve…

Diaspora për Shqipërinë e Lirë/

📍 Diaspora për Shqipërinë e Lirë në jetësim të vlerave të saja të brendshme konfirmoi edhe një herë përkushtimin e saj ndaj parimeve demokratike, duke theksuar se pjesëmarrja aktive e anëtarëve nga kontinente të ndryshme është një burim vlerësimi dhe një detyrim për t’ju përmbajtur këtyre parimeve. Kontributi i të gjithë anëtarëve në grupet e punës me një qasje konstruktive jo vetëm për të adresuar problemet në Shqipëri por dhe për të ofruar zgjidhjen e tyre është thelbësor në aktivitetin e lëvizjes.

📍 Ne jemi krenar që në rrugëtimin tonë kemi pasur një rritje të shëndoshë, pavarësisht ndikimeve politike, linçimit nga militantët partiakë, sulmeve nga sistemi i propagandës së pushtetit, apo dekurajimi i fatalistëve, të cilët mendojnë se nuk mund të realizohet asgjë dhe se Diaspora nuk ia vlen të angazhohet. Përkundrazi ne jemi më të motivuar se kurrë në misionin e vazhdueshëm të lëvizjes për të punuar për ndërtimin e një Shqipërie ku çdo Shqiptar brenda dhe jashtë saj, të ketë shpresë, zë dhe ndikim në zhvillimet politiko-shoqërore të vendit!

📍 Diaspora për Shqipërinë e Lirë, nëpërmjet një proçesi demokratik dhe transparent, me anë të platformës Helios Voting e cila mundëson votimin e fshehtë sipas parimit një anëtar një votë, pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjthshme, ka zgjedhur anëtarët e rinj të kryesisë. Anëtarët e zgjedhur kanë një mandat dy vjeçar, gjatë të cilit do të përfaqësojnë me integritet vlerat dhe aspiratat kryesore të lëvizjes.

📍 Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë synon të ndërtojë marrëdhënie dhe lidhje me organizata të tjera për të promovuar dhe mbështetur ndikimin e diasporës në çështjet politike dhe sociale të Shqipërisë. Rrjetëzimi me organizata simotra është kyç për të krijuar një front të bashkuar dhe për të avancuar çështjet e përbashkëta dhe të drejtat e komunitetit shqiptar.

📍 Mobilizimi i komunitetit të diasporës shqiptare dhe faktorizimi i tyre në vendimmarrje janë çelës për të ndikuar dhe formuar zhvillimet politiko-shoqërore në Shqipëri. Lëvizja aspiron të sjellë një kulturë të re politike dhe të kontribuojë në hapjen e një epokë të re të angazhimit dhe progresit për Shqipërinë.

👏 Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë shpreh mirënjohjen dhe konsideratën më të lartë për kontributin dhe ekspertizën e tyre në ngritjen e strukturave të lëvizjes dhe konsolidimin e saj, për ish-anëtarët e kryesisë së vjetër, të cilët nuk vendosën të rikandidojnë sërish, përkatësisht Enkelejda Havari, Borana Kullolli, Emir Tahiri dhe Enis Ulqinaku si dhe ju uron atyre suksese të metëjshme në sfidat e reja profesionale. Ish-anëtarët e kryesisë mbeten anëtarë dhe kontribues aktivë të lëvizjes në grupet e punës brenda lëvizjes.

Please follow and like us: