Fulvia Shtëpani: “Mëkati Justinës” i Luan Ramës
Oscar Wilde thotë: “Misteri i vërtetë i botës nuk qëndron në të padukshmen, por në të dukshmen…
Pikërisht tek kjo e dukshme ordinere për shumicën, po ndjellëse e magjike për Luanin, ai ndërton narracionet e tij filmike, me nje lloj ngjizje metafizike brenda vetes sikur te kishte jetuar disa jetë.
Në formimin e tij arketipal, si dhe në te gjithe krijimtarine e tij qoftë kjo poezi apo prozë, është tharmi lirik ai që grish tisin narratorologjik e ndërton skeletin e tij fabular. Shkrimi në shumë raste ngjan me një pikturë, ai sikur ndien që lexuesit i duhet shprehur në një mënyrë të tillë për të parafytyruar me kthjelltësi atë që ka parë vete.
Si gjithmonë, autori vjen në libër me kulturë historike dhe letrare, me ndjesi refleksive, me njohje e vizion të çdo detaji të përshkruar.
Narracioni lundron përmes tensionesh të ankthshme, të zëshme e të pazëshme, në të cilat artikulohet i qartë dhe elegant mesazhi i dashurisë për jetën. Eshtë ajo që e bën autorin të na sjellë natyrshëm fuqinë e fjalës, të pamjes, të figurës, duke zbuluar njekohesisht kuptimin dhe absurdin e mozaikut tonë njerëzor në plotëninë e vet, në hapësirën dhe kohën, relievin shpirtëror dhe fizik të saj.
Në këtë rroman nuk e ndjen veten kurrë vetëm. Ai i ngjan jehonës e cila rikthehet mbas një klithme e amplifikuar duke krijuar jashtë nesh një imazh lëvizor që na ndjek si hije frymëmarrëse nga ankthi për fatin e Justinës të cilën fillojmë ta duam marrëzisht, po aq sa autori që në faqet e para të rrëfimit.
Luani është ndër ata krijues ku miksohet tradita me modernitetin. Ky modernitet, do të gjejë shprehjen e vet, veçanërisht në zbulimin multidimensional të psikikës dhe shpirtit të njeriut, duke e parë atë në mënyrë komplekse, ku gërshetohen racionalja dhe irracionalja, të njohurat dhe misteret, ana sociale dhe biologjike e njeriut.
Oriliginalitéti i autorit spikat në aftësine per te krijuar suspensë pikërisht në pikën ku prodhohet kuptimi në të pakuptimtën”.
Në misterin e kësaj të ‘pakuptimtë’ autori na udhëheq në një lloj hipnoze konstruktive ku duke na prezantuar në detaje thjesht një gur të rëndomte në muret e kulles së mallkuar na bën te rindërtojmë në imagjinacionin tonë imazhin e saj të plotë.
Në roman misteri nuk qëndron në padeshifrueshmërinë e fjalëve apo figurave të përdorura, por në tisin me të cilin atmosfera e tyre mbështjell lexuesin.
Duke u zhytur në skutat e të gjithë thellësive të mundshme e të pamundshme të jetës së personazhzve të tij, autori zbulon dhe vë në dukje gjatë kompozimit, gjithë gamën e ndjesive humane të përveçme; të dashurisë që thyhet në filizë, të kohës që ndëshkon ëndrrën, të botës ku përtejfjala bëhet gijotinë e copton zemrën, ku shikimi meskin që dënon pafajësinë…
Pamjet e përshkruara shpalosin para syve tanë një botë sa racionale aq edhe iracionale, ku ngjarjet janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njera-tjetrën, ku fati i personazheve që magnetizon dhe elektrizon gjithçka duket sikur eshte i varur në fillin e flijimit fetar, i cili drejtohet nga nje proces krejtësisht absurd (shembulli i eklipsit të diellit…).
Teksti eshte në vetvete një lloj metafore me nje befasim tronditës(demi që turfullon i si i tërbuar). Në aurën mistike të rrëfimit gjithçka është ndryshe, madje sikur veprojnë ligje të tjera, të çuditëshme, ose nuk ka kurrfarë ligjesh.
Në këtë jashtëbotësi, jeta përkufizohet si një spektakël grotesk. Heroina (Justina) me vezullimin e saj magjik dhe lartësinë e saj shpirtërore të duket sikur i përket përjetësisë. Me personifikimin e bukurisë dhe me naivitetin e saj fëmijëror, megjithëse eshte kundra çdo lufte barbare e antinjerëzore, është e gatshme për të vdekur (do shkoj të takoj atin tem…), por njëkohësisht e gatshme për të jetuar.
Në roman Zoti ‘tokësor’ është një protagonist i mishëruar ligësisht në figurën e priftit, një personazh përkundur në djepin e krimit, që ngjan me një qenie përtejkohës e përtej hapësirës.
Krimi endet mes njerëzve (kënga e korbit që ndjell zi) duke i ngujosur ata shumë larg përjetimit të gjërave më të bukura të jetës.
Ky llloj mospërjetimi është gjithashtu një krim. Autori duke njohur mirë dy dimensionet e ngjarjeve, ato toksorë dhe real, dhe ato transhëndental, (perëndi, fe, univers…), përpiqet të zbulojë raporte të reja të njeriut me kohën, me hapësirën, me faktet dramatike të jetës, të vdekjes, apo të eposit të të paguxueshmes.
Mesazhi që përcjell libri është njëkohësisht sa i thjeshtë aq edhe kompleks, sa human dhe aq mitik. Më 1872 Nietzsche shkruante: “Pa mite çdo kulturë humbet pjellorinë e shëndetshme të energjisë së vet të lindur, vetëm një horizont i përvijuar nga miti mund të sigurojë unitetin e qytetërimit të gjallë, që ai mbyll brenda”.
Të jesh njeri, apo të bëhesh njeri, ja ku ndodhet miti më i madh i të gjithë kohërave.
Lufta vërtetë kishte mbaruar, por paqja është edhe më dinake dhe e vështirë se lufta.
Libri ka fragmente që të trondisin.
Në disa rrethana të caktuara apo shtresa të realitetit që ekzistojnë njëkohësisht, njeriu në limitin e fundit të tij, alienohet, dorëzohet nga të qënit human dhe kalon deri në zbatimin e instiktit kafshëror. Gjurmët e civilizimit mijëra vjeçar që ne kujtojmë se i kemi (empatia, dija, kodet etike, sofistikimi…), zhduken sa hap e mbyll sytë (skena e djegies gjallë të Justinës është tragjike)…
Please follow and like us: