Albspirit

Media/News/Publishing

Bijtë e Çamërisë që ranë në Luftën e Spanjës

(Në kuadrin e 85 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Atdheut: Thimjo Nasho Gogozoto, Zihni Murat Çami dhe Xhelal Abaz Çami)

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Vendi ku lindën patriotët…

Ata ishin patriot të shquar çam, luftëtar revolucionar, që pasi kishin mbaroi shkolla ushtarake morën pjesë si vullnetar në Luftën e Spanjës (1936-1939). Ishin nga Agji e Parga, nga Spatari dhe Kurtec i Grikohorit të Çamërisë, morën pjesë në lëvizjen përparimtare të nxënësve dhe udhëhoqën këtë lëvizje. Me shumë shokë shqiptare të ndihmuar nga Xhemal Kada shkuan vullnetar internacionalist në Luftën e Spanjës, për të luftuar përkrah popullit spanjoll kundër fshizmit dhe u rreshtua në radhët e Brigadës XII “Garibaldi”. Ranë dëshmor në përleshjet me fashistët në brigjet e Lumit Ebro në shtator-tetor 1938.

Thimjo Nasho Gogozoto, Zihni Murat Çami dhe Xhelal Abaz Çami kanë lindur në fshatrat e Çamërisë, jo shumë larg bregdetit Jonian, fshatra të bukur të Çamërisë. Banorët e këtyre fshatrave merreshin kryesisht me bujqësi e deri diku dhe me blegtori. Tokat ishin toka kodrinore me ujra të shumta, që të gjitha familjet e fshatrave merreshin me rritjen e ullnjve, agrumeve, perimeve. Ndërsa një pjesë e banorëve merreshin me zejtari. Aty bëheshin dhe panirë e pazarë për të gjithë krahinës. Banorët ishin të gjithë të krishterë shqiptarë dhe ruanin gjuhën, zakonet, doket, këngët, dasmat e të gjithë kulturën popullore shqiptare. Shumica e tyre nuk dinin të flasin asnjë fjalë greqisht. Në fshatrat kishte vetëm nga një shkollë në greqisht, ku pas shumë përpjekjesh u arrit të jepeshin 2-4 orë mësim në javë në gjuhën shqipe. Të gjithë katë lindën në një kohë kur përpjekjet dhe betejat e luftëtarëve çam, kishin arritur kulmin, bëhej përpjekje për të mbrojtur Janinën dhe Çamërinë nga pushtimi barbar grek.

Ra në luftën e madhe të Ebros

Thimjo Nasho Gogozoto lindi më 23 shkurtit 1913. U rrit mes vështirësive ekonomike dhe të luftërave që zhvilloheshin për mbijetesë. Varfëria në shtëpinë e tij kishte hedhur rrënjë. Fëmijët u rritën dhe babai donte t’i çonte në një shkollë shqipe, por qeveria greke në atë kohë nuk hapte shkolla shqipe dhe nuk pranonte fëmijë çam për të mësuar gjuhën shqipe. Në këto kushte babai i dërgojë djemtë në Korfuz për të mësuar. Thimjo nisi shkollën e nënoficerave. Shkolla ushtarake greke e nënoficerave në Korfuz Thimjos nuk i pëlqente. I njohur në Korfuz me patriotin Musa Demi, djemtë nga Çamëria shkojnë në Sarandë, ku në vitin 1927 aty hapet konvikti “Çamëria”. Ishte maj 1931 kur Thimjo me Spiro Vllazero, Thanas Manushaqis dhe Vangjel Vangjeli shkuan në Normalen e Gjirokastrës ku u regjistruan me ndihmen e Ahmet Demit ish pedagog. Mësimet në shkollë tek ai zhvilluan dashurinë për atdheun dhe krenarinë për emrin shqiptar. Thimjo lexonte libra dhe gazeta që dilnin në Gjirokastër si “Demokratia”, “Idea Kombëtare”, “Bota e Re”, etj. Këtu njohu dhe zuri miqësi me Ali Demin, Themo Vasin dhe nxënës të tjerë. Në nëntor 1934 shkolla Normale e Gjirokastrës u mbyll dhe nxënësit u dërguan në Normalen e Elbasanit dhe në Gjimnazin e Shkodrës. Thimja kishte dëshirë të bëhej mësues i gjuhes shqipe dhe shkoi në Elbasan. Këtu u njoh me të rinj me mendime revolucionare, si me Jordan Misja, Sami Baholli, Haxhi Kroi, Kareman Ylli, Sotir Caci, Vangjel Kaso, Dhimiter Grillo etj.

Në mbarim të Normales së Elbasanit, Thimjo merr vesh se qeveria Spanjolle kishte bërë thirrje vendeve të botës për ndihmë. Grupet komuniste në Shqipëri kishin filluar regjistrimin e vullnetarëve për të mbrojtur Republikën e Re Spanjolle. Me mbarimin e shkollës dhe marrjen e diplomës së mësuesit, Thimjo u përgatit për t’u nisur gjoja per studime universitare në Francë. Regjimi i Zogut kishte vënë rregulla të forta për lëshimin e pasaportave për shtetet e huaja. Ai gjeti përkrahje dhe ndihmë tek Sotir Peçua nga Përmeti si dhe tek Koço Asimaqi. Ai ndoqi rrugën nga Saranda, në Korfuz për në Itali dhe në Francë. Në Paris kishte xhaxhanë, Thanas Jorgo Gogozoton, i emigruar vite më parë, ku kishte hapur një kafe në një nga lagjet e jashtme të Parisit. Në fillim punoi në kafe, ku u njoh me shumë shqiptarë patriotë, Muharrem Demiri nga Arpica e Çamërisë. Ai u takua me Ali Kelmendin, me të cilin ishte takuar në një mbledhje në Elbasan, me Thanas Zikon, Abaz Shehun, Halim Xhelo, Toger Asim Vokshi, Toger Zihni Murat Çamin nga Spatari, me Ramiz Varvaricën, Nezir Boshtinën, Xhelal Abaz Bajramin nga Kurteci, të cilët ndodheshin në Paris.

Grumbullimi i vullnetarëve bëhej në Paris dhe që andej grupe grupe të organizuara me tren niseshin drejt Pireneve për të shkuan në Spanjë. Në Paris Thimjo u njoh me vullnetarët që prisnin të niseshin si Kosta Dhimitrin nga Leskoviku, Zef Hotin nga Malësia e Shkodrës, Xhelal Abaz Çamin nga Kurteci, Ramiz Varvaricën nga Dibra, Urfi Agollin po nga Dibra, Zihni Muratin nga Çamëria. Pas kalimit me të gjitha peripecitë të kufirit franko-spanjoll në malet e Pireneve, qendra e grumbullimit të vullnetarëve internacionalistë ishte në Albacetë. Në këtë qendër e dorëzoi grupin që shoqëronte Xhemali nga Kosova. Në këtë grup bënte pjesë dhe Thimjo. Vullnetarët shqiptare i priste Skënder Luarasi. Në mesin e korrikut të vitit l938, filloi lufta e madhe e Ebros. Armata Republikane hidhet në një sulm që habiti botën mbare, kaloi lumin Ebro zuri 8.000 robër armiq dhe çliroi një territor prej 7.000 km2. Në këtë luftë Spanja tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës dhe fitoi simpatinë e njerëzimit përparimtar. Armiqtë naziste dhe fashistë u tërbuan nga këto humbje të mëdha.

Ofensiva e përgjithshme që filloi më 25 korrik deri më 3 gusht pati sukses të madh. Pasi sulmoi Ebron realizoi objektivin e parë ose fazën e parë të luftimeve duke marrë Gandezën. Armikut në këto luftime u shpartallua plotësisht. Në fazën e dytë, që ishte më e përgjakshmja e që nisi me sulme e kundërsulme nga të dy palët. Trupat fashiste përdorën jo vetëm një korparmate të re e të freskët dhe artileri të shumtë që arriti deri një gryke zjarri në çdo 10 metra, aviacion të rëndë bombardues e mitralues të shumtë, tanke dhe të gjitha armët që kishin në dispozicion për të marrë hakun për humbjet e pësuara. Në forcat e Brigadës XII “Garibaldi”, ku bënin pjesë dhe Batalioni IV me shumë shqiptarë, ndodhej në drejtimin e forcave kryesore armike ku pati shume humbje. Thimjo Gogoztua, ra heroikisht në moshën 25 vjeçare, më 28 shtator 1938.

Ra në betejë më të ashpër dhe më të guximshme

Zihni Murat Çami rridhte nga një familje e shquar patriotike nga Spatari i Çamërisë i lindur në vitin 1909. Familjarisht kishin emigruar në Shqipëri të dëbuar nga qeveria greke në vitin 1913. Familja e Haxhi Muratit mbajti qendrim patriotik në vitet 1920 duke e përkrahur qeverinë e Fan S. Nolit dhe e priti me urrejtje të madhe pushtimin fashist të Shqipërisë. Zihni pas shkollës së mesme në Sarandë, nisi studimet në Akademinë Ushtarake në Modena të Italisë të cilën e mbaroi me rezultate të shkëlqyera. Ai doli oficer i xhandërmarisë së qeverisë së Ahmet Zogut me gradën Toger.

Në fillim u emërua në vitin 1930 si Rrethkomandant i Pogradecit për xhandërmarinë. Në Pogradec Toger Zihni Murati me fillimin e karrierës la përshtypje të mira. U njoh me familjen e Hysen Pirgut, familje patrioti të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe u martua më të bijën e tij Hajrijen në Pogradec. Për punë të mirë në detyrat e ngarkuara si rrethkomandant nga Pogradeci Toger Muratin e transferojnë në qarkun e Korçës me detyrën e Qark-komandantit të xhandërmarisë të qarkut. Toger Zihniu kërkonte dhe vendosi rregull në të gjithë qarkun gjë që nuk u pëlqente agallarëve të Korçës. Filluan ta quanin “çam të pabesë”, sepse ishte koha kur Aziz Çami nga Janjari i Konispolit me banim në Filat i kishte bërë në vitin 1931 atentat Ahmet Zogut në teatrin e Vjenës duke e pasur edhe shok por i kishte dalë i pabesë. Në Korçë si Qark-komandant Toger Zihniu ndenji vetëm 6 muaj.

Zihniu dhe e shoqja Hajria zgjodhën Francën ki kishin plotë të njohur. Zihniu në kafetë ku grumbulloheshin shqiptarët u lidh ngushtë me Muharrem Demirit nga Arpica e Çamërisë, të Thanas Gogozotos nga Agjia e Pargës dhe Xhelal Abaz Çamit nga Kurteci, takoi shumë oficerë të njohur si Asim Vokshin, Xhemal Kadën, Ramiz Varvaricën, Thimjo Gogozoton etj. Ai vendosi të shkojë në Luftën e Spanjës si vullnetar së bashku me të gjithë oficertë e njohur. Bisedoi me bashkëshorten, Hajrie dhe e nisi për në Shqipëri. Të mbledhur së bashku Xhemal Kada, Thimjo Gogozoto, Xhemal Abazi dhe Zihni Murati të gjithë vullnetarë nga Çamëria martire, u nisën për në Spanjë. Xhelal Abaz Bajrami Çami dhe Zihni Murat Kapedani Çami u regjistruan në një batalion shqiptar dhe jo në batalionin grek. Ata ishin shqipatër dhe zgjodhën batalionin “Dimitrov”, sepse aty ishte kosovari nga Peja Xhemal Kada.

Beteja e Ebros që filloi më korrik 1938 dhe vazhdoi deri më 15 nëntor ishte nga më të ashprat me një gjatësi fronti prej rreth 100 km. Më datën 28 shtator beteja u ndez nga më të ashprat dhe nga më të guximshmet. Sulme e kundërsulme të të dy palëve. Aviacioni armik nazisto-fashist bënte bombardime të rënda e të pandërprera. Republikanët dhe vullnetarët kishin strehime të sigurta në përleshjet që bëheshin vazhdimisht ndërmjet tyre shokët binin njeri pas tjetrit. Më datën 28 shtator bie Thimjo Gogozotua, plagosët shumë rëndë Xhemal Kada i cili vdes më 17 tetor 1938, plagoset për të katërtën herë Xhelal Abaz Çami shumë rëndë dhe gjatë bombardimi të paparë çdo gjë u bë tym e flakë. Nga një bombardim i rëndë vritet pa lënë asnjë gjurmë Toger Zihni Murati, që ishte komandant kompanie dhe shok i ngushtë Xhemal Kadës dhe i Asim Vokshit. Ai ra dëshmor në Lumin Ebro të Spanjës më 28 shtator 1938.

Katër herë i plagosur dhe përsëri luftonte…

Xhelal Abaz Çami i lindur më 14 mars 1898, në fshatin Kurtec të Grikohorit, në një familje me tradita të shquara patriotike. Babai i Xhelalit ishte pjesëmarrës në Luftën e Janinës 1912-1913. Në vitin 1917, kur ne Shqiperine e Jugut ishte pushtimi italian, Xhelali kaloi kufirin dhe u vendos në Sarandë. Në Shqiperi, si shumë çam të tjerë, u regjistrua në vitin 1918 në Milicinë Vullnetare Shqiptare në qytetin e Delvinës.

Forcat e batalionit shkuan në ndihmë të punimeve të Kongresit Shqiptar që mbahej më 20 janar 1920, në qytetin e Lushnjës. Xhelali mori pjesë në Luftën e Vlorës 1920 dhe për trimëri u graduan së bashku me oficerët Adem Buletini, Azis Çami, Ahmet Demi, Ramiz Varvarica etj. qëndroi pranë qeverisë së Sulejman Delvinës, përkrahu Fan Nolin dhe me rënien e qeverisë së tij, Xhelali emigroi në Francë. Ai u pranua anëtar i Partisë Komuniste Franceze dhe u njoh edhe me shumë shokë shqiptarë, që punonin në Francë.

Në muajin maj 1938 Thimjo së bashku me Xhelalin dhe shumë çam të tjerë vendosën të nisen për në Spanjë. Të dy shkuan në batalonin ku ishte dhe Xhemal Kada, të Brigadës XII Ndërkombëtare “Garibaldi”. Në kompanine mitraliere, së bashku me Musa Fratarin që ishte edhe komandant i kompanië mitraliere. Thimjo dhe Xhelal u radhitën në kompaninë, ku ishte dhe Toger Zihni Murat Çami.

Në marshim e sipër, në betejat më të përgjakeshme në brigjet e Lumit Ebro, ku kishin rënë më parë Ramiz Varavrica dhe Kapiten Musa Fratari, Asim Vokshi, u plagosën rëndë dhe më vonë vdiqën në spital Xhemal Kada dhe Xhelal Abazi. Atje ra si trimat Thimjo Gogozoto nga prodhat e bombardimeve të aviacionit armik dhe u zhduk pa lënë gjurmë edhe trupi Toger i Zihni Muratit. Humbja ishte e rëndë.

Në luftime u plagos për të katërtën herë Xhelal Abazi, me plagë të rënda, për të cilat ai u tërhoq në spitalin e brigadës, në kujdesin e motrës së tij nga Shqiperia, Justina Shkupi, e cila iu bë motër e dytë dhe i shpëtoi jetën. Nga këto plagë, që i kishte kryesisht në gjoks dhe në mushkëri, ai mbas disa vitesh vdes në dispancerinë e Tiranës.

Pas plagosjes së rëndë Xhelali u mjekua provizorisht në spitalin e frontit, por kur luftimet mbarua, të gjithë vullnetarët u tërhoqën në Francë dhe u dërguan në kampin e përqëndrimit si të internuar. Xhelali u largua nga Franca dhe ardhi në Shqipëri në muajin korrik 1952. Xhelali i shoqëruarnga oficeri i sigurimit, takoi nipërit dhe mbesat e tij në Elbasan, në Cërrik, në Tiranë, në Vlorë. I sëmurë rëndë nga proçesi tuberkolar i plagëve që kishte marrë në Luftën e Spanjës më 1938, Xhelali u shtrua në senatoriumin e Tiranës, ku edhe vdiq më 14 prill 1953.

Por, ai që derdh gjak dhe që bie dëshmor për atdheun e vet është një herë hero kombëtar, ndërsa ai që derdh gjak e bie për të çliruar e mbrojtur një komb tjetër është dy herë hero. Këta janë Heronjtë e Çamërisë dhe të popollit shqiptar që u sakrifkua për një kauz të shenjtë, atë të antifashizmit botërore.

Please follow and like us: