Dr. Vlora Obertinca: Tërhiqni ngjarje të bukura, që t’ua zbukurojë jetën
“Mendimi pa emocion është mendim bosh, por kur mendimit ia shtojmë energjinë emocionale krijohet ndjenja që i jep kuptim mendimit“, Dr. Vlora Obertinca.
Mendimet gjinden në mendjen e njeriut, ndërsa emocionet gjinden në qendrat e poshtme energjetike të trupit tonë, e më së shumti nga to në qendrën e parë – qendra rrënjë (rout chakra).
Mendimi e tērheq emocionin nga qendra e rrënjës në qendrën e zemrës, ku ndodh bashkimi në mes të mendimit dhe emocionit. Në qendrën e zemrës krijohet ndjenja varësisht se çfarë emocioni zgjedhim, negativ apo pozitiv, e me këtë mendimi kompletohet si i tillë dhe lirohet në hapsirë apo Univers. E më vonë pikërisht qendra energjetike e zemrës e tërheq ngjarjen në realitetin tonë fizik dhe kështu realizohen mendimet tona me apo pa vetëdijen tonë!
Ne me mendjen tonë krijojmë çdo gjë, sepse mendimet tona janë energji vibruese që nuk i shohim, por që depërtojnë me shpejtësi të dritës deri në grimcat subatomike të Universit.
Të dashurit e mi, kur e gjeni veten në varg të mendimeve negative, thuani vetes STOP dhe ktheni mendimin në një ngjarje të bukur që ju pret në ditët në vijim. Kthehuni kah ardhmja dhe mendoni pozitivisht për veten dhe të dashurit tuaj. Atë që e mendoni, atë e tërhiqni duke e menduar vazhdimisht. Tërhiqni ngjarje të bukura, që t’ua zbukurojë jetën.