Albspirit

Media/News/Publishing

Zv.ministri i LSI: Nuk i kuptoj ata që thonë se janë pasuruar me punë të ndershme

Në një status në Facebook zëvendësministri i Jashtëm, Selim Belortaja ngre disa pikëpyetje për ata që thonë se pasurohen vetëm nga puna e ndershme.

“Dakord, me punë të ndershme mund të ndërtosh një jetesë më të mirë nga e të tjerëve, 3, 5, ..ndoshta 10 herë më të mirë. Po s’i mund të jesh 10 mijë ose 1 milion herë më i pasur? Jo, këtë se kuptoj. I bie që të jesh 1 milion herë më inteligjent, të kesh 1 milion-fishin e energjive, të punosh 1 milion-fishin e kohës së të tjerëve. S’ka as mundësi ..teknike!

Kemi bërë të njëjtën jetë, të njëjtën shkollë, kaluar të njëjtat teste dhe trupi e mendja njerëzore kanë limitet që dihen. Koha po ashtu ka të njëjtën rrjedhje ..për të gjithë. Hajt, po i lemë për një çast “burimet” që nuk e justifikojnë kurrsesi “fluturimin miliarder”, po ..ç’nevojë ka xhanëm për një motivim…miliona herësh?

Ok, pasurimi individual është ..motivimi, është ..zemereku i Sistemit. Po a nuk ka forca të tjera, më njerëzore, më natyrore, që ta shtyjnë njeriun normalisht drejt performancës e produktit?! Ja kete pyetje s’e zgjidha që s’e zgjidha dot..Bobo, prite kur t’më vërsulen tani lexuesit e ‘Macroeconomics”-eve më të fundit”.

Please follow and like us: