Ana Llazo: Vendimmarrja në karrierë
Çdo individ analizon dhe reflekton për veten e tij dhe botën që e rrethon. Pikat e forta dhe pikat e dobëta janë ato të cilat e ndihmojnë atë të mendojë për veten dhe për të ardhmen e tij. Për të arritur sukses dhe për të marrë vendimin e duhur në karrierë individi shoqerohet nga keto pika të forta dhe të dobëta që e ndihmojnë të zgjedhë rrugen e suksesit, mundësitë që i ofrohen, por gjithashtu dhe rreziqet që vijnë nga jashtë në zhvillimin e karrieres. Edukimi dhe aftësitë janë pikat kryesore për tu bërë i suksesshmëm, më pas përvoja lidhet ngushtë me këto faktorë. Ndaj secili duhet të bëjë një analizë më të mirë në vetvete dhe të përcaktojë qartë këto pika të cilat ndihmojnë në sukses të dëshiruar për çdo individ. Vetëvlerësimi është gjithashtu një pjese e rëndësishme e vendimmarrjes së karrierës pasi transmeton më mirë përvojat personale bazuar në njohuri praktike apo teorike. Motivimi është çelësi i suksesit jo vetem në menaxhimin apo vendimmarrjen e karrieres por në çdo fushë të jetës. Nëpërmjet motivimit individi merr vendim për një drejtim të caktuar i cili jo gjithmonë domosdoshmërisht lidhet me profesionin apo vendimmarrjen e karrierës por shërben për të arritur atë ç’ka ai dëshiron, si; gjetjen e punës apo zhvillimin e aftësive në fusha të caktuara. Të gjitha pikat e lart përemndura ndihmojnë dhe shtyjnë çdo individ drejt rrugës së përparimit dhe suksesit.