Sadik Bejko: Mbi Poetin Laureat
Lexoj që është përjashtuar nga juria e përzgjedhjes në vazhdim të Poetit Laureat ai që deri më tani e ka fituar i pari këtë çmim të lartë: Poeti Laureat Rudolf Marku. Më vjen shumë keq. Një çorbë me helm.
Kam heshtur. Nuk kam qenë dakord me stafet e QKLL.
Unë kam qenë minator në minierën Memaliaj dhe shoh në bordet dhe në të përzgjedhurit e afërt të QKLL, po ata njerëz që ishin me gradat e shkrimtarit në profesion, më gradat e shkrimtarit në stafet e organet botuese të ish famëkeqes koministe LSHA, shkrimtarë si Diana Çuli, shkrimtare apo poete e komunizmit në profesion si poetja e kapërcyer Mimoza Ahmeti, si shkrimtari krejt i pazoti si shkrimtar, por i gjendur i zyrave underground si si si Besnik Mustafaj.
Edhe e etj etj etj mbeturinave të stafeve të viteve para ’90.
Ne që ishim të minierave nuk e kemi për fat të ishim as në LSHA-në komuniste të Dianave e të Besnikëve dhe të zanave… prapë me biografi komuniste të kësaj të së sotmes QKLL.
Edhe Lasgushi nuk qe shkrimtar në profesion, kur disa nga emrat më lart e gëzonin politikisht këtë status që u jepte nderimet, rrogat e larta, statusin e njerëzve pa talent, por me fat.
Aq diletante, aq delirante, aq mjerane si qendër është kjo QKLL e Edi Ramës sa nuk ia gjen shoqen një karikature të tillë në asnjë histori të qenë a të pa qenë a kurrë të fantazuar.
Çorbë më e shpërvjellët si do ta cilësonte fjalori i Nolit sarkastik, nuk ke ku e gjen.
Nuk e di pse u ngatërruar në një çorbë të llurbët me kaq helm një mendje brilante e inteligjencës shqiptare, një poet aq elegant i mendjes së hollë dhe i mjeshtërisë së vargut shqip.
Një Poet si Rudolf Marku.
Por gjithmonë zyrat, zyrtarët i mundin poetët. Siç po ndodh pikë për pikë dhe sot me shpërfilljen prej askushëve të Jurisë, prej askushëve të kreut e të bordeve e të Kutive me biba e me grifsha tranzicioni.
Të tilla si ato që do të na zgjedhin Poetin, si ato që na e përjashtojnë të vetmin Poetit Laureat që kemi deri më sot.
Kohë e bukur për të bërë poezi, letërsi…
5 tetor 2023.
Please follow and like us: