Tri autorë shqiptarë nderohen në Itali
Më 14 Tetor 2023 në Teatrin “Malatesta” në Montefiore, afër Riminit, u zhvillua cermonia e dorëzimit të çmimeve ndërkonbëtare letrare e organizuar nga Shoqata Kulturore “Pegasus”. Në këtë sesion, i trembëdhjeti, morën pjesë më shumë se 8000 konkurues tè gjinive të ndryshme letrare, nga Italia dhe nga vende të tjera tè botës. Midis fituesve ishin tre autorë shqiptarë, emigrantë në Itali, Arshi, Elda e Linda Ruçaj, për librin e tyre të shkruar në italisht “Rreziku atomik, La minaccia atomica” dhe të botuar në Tiranë në botimet “Emal” të zotit Astrit Muca.
Presidenti i Shoqatës, zoti Roberto Sarra, duke iu drejtuar të pranishmëve në salle u tha se është hera e dytë që këta tre autorë, fitojnë çmim letrar ndërkombëtar. Këtë herë juria u ka bërë një vlerësim më të lartë duke i nderuar me: “Çmim Special, Logos Kultura”, për librin ”La minaccia atomica”.
Në mes tè pèrshëndetjeve të ngrohta e miqësore me publkun, të tre autorët në fjalëne tyre, vunë në dukje se janë një familje shqiptare që është rritur me kulturën shqiptare dhe atë italiane.
Nga ana e tij Kryetari i Komunës Montefiore, Zoti Filippo Sica, falenderoi autorët për kontributin e tyre në zhvillimin e afirmimin e kulturës shqptaro – italiane.