Shefqet Meko: MONOLOG SHQIPTAR
-Më 16 Tetor 2023-
Mos më pyesni pse urrej. Mos më pyesni se ç’emër kam. Urretja është “gjahu”im, kënqasia ime, joshja, ekstaza dhe dehja pa fund. Urretja për çdo gjë shqiptare është “orgazma” ime publike. Unë urrej sepse nuk njoh ndjesi tjetër. Vetëm dhuna, diktati, prangat mund ta mposhtin epshin time urrejtar. Urrej, vjell, lëpi dhe ndihem mirë. Ndihem i madh, i lexueshëm, i klikueshëm dhe plot lavdi. Nuk më duket asgjë e mirë, as kur fiton kombëtarja në mes të Tiranës, as kur vjen Politika e Europës tek “Pirmamida”, as kur flet një shqiptar në OKB, as kur një President Francez nderon një Shkrimtar Shqiptar mes Tiranës. Asgjë nuk më sjell kënaqësi. Urretja është sublimja ime. Unë urrej. Neveria ime për çdo gjë shqiptare është joshje pa fund. Unë kam kënaqësi urretjen si “jashtëqitje” të pangopësisë sime. Jam lindur i tillë. Politika më ka proliferuar duke më dhënë podiume deri në Kuvend dhe unë jam në ekstazë kur “flet politika” sepse është “shpirti” dhe “fytyra” ime… Unë nuk e di kush jam, shqiptar apo grek, kinez apo amerikan, rus apo serb. Unë joshem nga urrejtja ime dhe shkruaj, vjell, pastaj sajoj ca vargje erotike… Jam i sëmurë? Kush ma bëri diagnozën? Unë e di që jetoj në Tiranë edhe pse nuk kam lindur këtu.Vij nga diku nuk e di nga ku… Thonë sa jam “kopil nga qielli”… Unë urrej dhe jam i lumtur. Unë të godas “bri më bri”… Jam “kampion i urretjes”. Jam gazetar, poet, shkrimtar, ekranist, oponionist, deputet dhe me “protofol” ministri… Unë jam kudo dhe gjithkund me urrejten time. Kot më pyesni për emrin. Jam pa emër. Më thonë shqiptar…
Minneapolis, 16 Tetor 2023.
Please follow and like us: