Libri i Bardhë “Një Brez, Një Rrugë” për botën
Nga Artur Nura
Të mërkurën u hap në Pekin Forumi i 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “Një brez, Një rrugë”. Në ceremoninë e hapjes, presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim përshkrues politik të kësaj nisme globale ku tha se Kina do të punojë me të gjitha palët e përfshira për të futur bashkëpunimin “Brezi dhe Rruga” në një fazë të re të zhvillimit me cilësi të lartë dhe do të bëjë përpjekje të pandërprera për të arritur modernizimin për të gjitha vendet.
CFP
Ndërkohë që më 10 tetor Zyra e Informimit të Këshillit shtetëror të Kinës publikoi Librin e Bardhë “Një brez, një rrugë. Një shtyllë kryesore e Komunitetit Global të së Ardhmes së Përbashkët.” i cili sjell në vëmendje të lexuesve globalë përkorsin antik të kësaj nisme e cila nis me më shumë se dy mijëvjeçarë më parë ndërsa kombi I madh kinez me dëshirë për miqësi e pragmatizëm të hapur krijoi një rrugë tokësore të mëndafshit që lidhi Azinë, Evropën dhe Afrikën, duke e avancuar botën në një epokë shkëmbimesh të gjëra ekonomike e kulturore.
Libri përshkruan etapën tjetër të rëndësishme që parimisht nis në më shumë se 1000 vjet më parë, kur kjo arterie transporti dhe komunikimi kaloi në dimensione detare të Rrugës së Mëndafshit dhe lidhi Lindjen me Perëndimin, duke filluar një fazë të re të komunikimit më të ngushtë midis popujve.
Libri i Bardhë në mënyrë elokuente sjell faktin që në mars 2013, presidenti Xi Jinping propozoi vizionin politik të një komuniteti global të së ardhmes së përbashkët të kontinenteve; në shtator dhe tetor të atij viti, ai ngriti iniciativat për t’u bashkuar me të tjerët për të ndërtuar një Brez Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe një Rrugë Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të, moment që bëri kapërcimin e konceptit të Rruga e Mëndafshit në iniciativën Brez dhe Rrugë, ose BRI e cila padyshim I përshtatet në mënyrë shumë dimensionale së tashmes dhe së ardhmes së botës së përbashkët.
Libri i Bardhë paraqet arritjet e BRI që nga nisma e presidentit Xi Jinping e deri më sot gjatë këtyre 10 viteve të fundit kur iniciativa I paraqitet komunitetit ndërkombëtar me synimin që të lehtësojë bashkëpunimin dhe të sjellë përfitime reciproke për më shumë vende dhe popuj.
Hekurudha e qarkulluar në Kenië e ndërtuar nga kompania kineze/CFP
Propozuar nga Kina por që i përket të gjithë botës
Kjo është moto e kësaj nisme politiko ekonomike e cila përballet me problemet, me sfidat dhe jep një alternativë situatës globale dinamike dhe pritshmërive të komunitetit ndërkombëtar që sipas qeverisë Kineze ka parasysh të ardhmen dhe interesat e përgjithshme të njerëzimit.
Kina propozon Iniciativën Një Brez dhe Një Rrugë (BRI) e karakterizuar nga fryma e Rrugës së Mëndafshit, një trashëgimi e madhe e qytetërimit njerëzor që sipas Pekinit lidh të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Filozofia e kësaj nisme mbështetet te fakti se zhvillimi ofron çelësin kryesor për zgjidhjen e të gjitha problemeve ndërsa globalizimi ekonomik i ka dhënë një vrull të fortë ekonomisë botërore. Jo rastësisht Libri i Bardhë kujton faktin se mbi 500 vjet më parë, pasi rrugët e lashta të mëndafshit ishin ndërprerë për më shumë se gjysmë shekulli, Epoka e Zbulimeve ndryshoi rrënjësisht rrjedhën e shoqërisë njerëzore.
Që nga ardhja e kohëve moderne, revolucionet teknologjike dhe zhvillimi i forcave prodhuese e kanë bërë globalizimin ekonomik një prirje historike në rritje. Në veçanti, që nga vitet 1990, përparimi i shpejtë i globalizimit ekonomik ka lehtësuar shumë tregtinë, investimet, flukset e njerëzve dhe përparimin teknologjik, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në përparimin e shoqërisë njerëzore.
Sipas qeverisë Kineze dhe siç e shpjegon qartë Libri i Bardhë, sot bota po i afrohet gjithnjë e më shumë multipolaritetit, globalizimit ekonomik dhe diversitetit kulturor dhe po bëhet gjithnjë e më shumë e orientuar drejt informacionit në këtë proces. Vendet janë më shpesh të lidhura dhe të ndërvarura ngushtë se në çdo kohë në të kaluarën. Është gjithnjë e më e qartë se njerëzimi është një bashkësi e së ardhmes së përbashkët në të cilën interesat e të gjithëve janë të ndërthurura në mënyrë të pandashme.
Treni me shpejtësi të lartë në Indonezi që u ndërtua nga kompania kineze/CFP
Konceptet e BRI: bashkëpunim i hapur, i gjelbër dhe i pastër
Qëllimi përfundimtar i BRI prezantohet që të ndihmojë në ndërtimin e një komuniteti global të së ardhmes së përbashkët dhe qe si një e mirë publike e rëndësishme për përmirësimin e qeverisjes globale, nisma ofron një platformë për ta kthyer vizionin në realitet.
BRI përfshin vende në rajone të ndryshme, në faza të ndryshme zhvillimi dhe me kultura të ndryshme. Ajo kapërcen dallimet në ideologji dhe sisteme shoqërore dhe e themeluar mbi parimet e konsultimit të gjerë, kontributit të përbashkët dhe përfitimeve të përbashkëta.
Kjo nismë sipas Librit të Bardhë mbron bashkëpunimin me fitues win – win në ndjekje të të mirave më të mëdha dhe të interesave të përbashkëta. Kjo Nisme konsideron se të gjitha vendet janë pjesëmarrëse, kontribuuese dhe përfituese të barabarta dhe inkurajon integrimin ekonomik, zhvillimin e ndërlidhur dhe ndarjen e arritjeve.
“BRI është një rrugë publike e hapur për të gjithë dhe, jo një rrugë private në pronësi të ndonjë aktori të vetme. Është i lirë nga llogaritjet gjeopolitike. Nuk synon të krijojë një klub ekskluziv dhe as nuk synon ndonjë aktor singolar. “ – shkruhet në Libër duke shtuar se “nisma nuk formon klika të bazuara në standarde specifike ideologjike. Nuk ka ndërmend të krijojë aleanca ushtarake. Vendet nga Euroazia, Afrika, Amerika dhe Oqeania janë të mirëpritur të marrin pjesë në iniciativë, pavarësisht nga sistemi i tyre politik, prejardhja historike, kultura, faza e zhvillimit, ideologjia ose besimet fetare, për sa kohë që kërkojnë zhvillim të përbashkët.
Qëllimet janë zhvillimi i një modeli të ri bashkëpunimi të bazuar në rezultate të favorshme, përgjegjësi të përbashkëta dhe pjesëmarrje kolektive në ndërtimin e një rrjeti global partneriteti dhe kultivimi i një bashkëjetese harmonike për njerëzimin.
Treni me shpejtësi të lartë në Indonezi që u ndërtua nga kompania kineze/CFP
Objektivat: standarde të larta, qëndrueshmëri dhe jetë më të mirë
BRI prezanton rregulla dhe standarde të pranuara botërisht për të udhëhequr praktikat e biznesit në tenderimin, prokurimin, zhvillimin dhe funksionimin e projekteve. Ajo promovon bashkëpunimin dhe ndërtimin me standarde të larta në sektorë të ndryshëm.
Nisma mbron krijimin e zonave të tregtisë së lirë në përputhje me rregullat dhe standardet ndërkombëtare dhe zbatimin e politikave për të promovuar liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve në një nivel më të lartë.
Kjo do të sigurojë flukse të sigurta, të qetë dhe të rregullta të njerëzve, mallrave, fondeve dhe të dhënave dhe do të mundësojë ndërlidhje më të madhe dhe shkëmbime dhe bashkëpunim më të thellë. Qasja thekson standardet e klasit botëror, prakticitetin dhe efektivitetin e kostos.
Për më tepër?
Për të kuptuar më shumë nga Libri i Bardhë “Një brez, një rrugë” duhet lexuar nga të gjithë, individët, qeveritë, kompanitë tregtare dhe institucionet e ekspertizës për të shkëmbyer kështu dhe bërë sugjerime. Padyshim ai duhet përkthyer në të gjithë gjuhët e padyshim edhe në shqip për ta parë edhe konsultat e duhura publike për interesat mbarë shqiptare./CRI.CN