Frano Kulli: “Fishta-rileximi në kohën e lirisë”
Dokumenti përcjellës i Ministrisë së Jashtëme për Fishtën, i dekoratës”Kryqi i Komandantit të Urdhërit Phenix” dhe lejes së lëshuar nga Mbreti, Zog.
Arkivi qëndror i Shtetit, F.17, (Gjergj Fishta), D.3, Fl. 5
MBRETNIJA SHQIPTARE Tiranë, më 4 prill 1931
MINISTRIJA E P.JASHTME
DREJTORIJA POLITIKE
Prot. Nr. H/VII 852/4
Zotni nen-Kryetar,
Kemi nderin të ju bajmë të njoftun se, Qeveria e Republikës Greke ka pasë mirësinë me ju konferue dekoraten e Kryqit të Komandarit t’Urdhnit Phenix.
Bashkëngjitur, ju dërgojmë dekoraten, diplomen, lejen e akordueme prej Nalt Madhnis së Tij Mbretit për mbajtjen e kësaj dekorate si dhe dëftesen relative me lutje që të na kthehet duheshisht e permbushun dhe e nenshkrueme. Pritni, Ju lutem, Zotni nenkryetar, nderimet e mia të posaçme.
Kryeministri
Zav.Minister i P. të Jashtëme
Të Ndershmit At Gjergj Fishta O.F.M.
Ish deputet, Nenkryetar në Konferencen Interballkanike
Dokumenti që lejon Atë Gjergj Fishtën për të mbajtë Dekoratën “Kryqi i Komandantit të Urdhërit Phenix”,
lëshuar nga Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve
Arkivi qëndror i Shtetit, F.17, (Gjergj Fishta), D.3, Fl. 4
ZOGU I
Mbreti i Shqiptarëve
Mbi proponimin e bamun me shkresen Nr. 508 datë 3.III.931 të Kryeministrisë, bazue në shkresen Nr. 852/I datë 28.II. 931 të Ministrisë së P.Jashtme,
LEJON
Z. At Gjergj Fishta, për të mbajtë dekoraten e Kryqit të Komandarit t’Urdhnit Phenix, t’akordueme prej Shkelqesis së Tij Kryetarit të Republikës helenike.
Tiranë, me 26 mars 1931 firma.
Please follow and like us: