Kompozimi i Thoma Simakut në Radion Kombëtare të Portugalisë, Premierë Botërore
Albumi i ri i kompozitorit shqiptar Thoma Simaku, botuar nga Shtëpia Discografike Britanike NMC Recordings, në interpretimin e Solistëve të Ensemble Intercontemporain të Parisit, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.
Mbas reçensioneve të revistave prestigjoze në Londër dhe Bruksel (BBC Music, dhe Crescendo) dhe transmetimit të radios kombëtare franceze, France Musique, një vepër tjetër nga ky album transmetohet sonte në programin kryesor të muzikës klasike ‘Gjeografia e Tingujve’ të Radios Portugeze.
Catena III – Corona u kompozua gjatë periudhës së pandemisë dhe ky transmetim, në interpretimin e pianistit grek që prej shumë vitesh është solisti Ensemble Intercontemporain, është premiere botërore!
Siç shkruan kompozitori “kjo pjesë është një reflektim muzikor ndaj pandemisë, që shprehet dhe nga vetë titulli. Edhe pse në asnjë mënyrë ajo nuk është ‘muzikë programatike’, vepra është një reflektim personal mbi efektin shkatërrues të pandemisë së Covid-19, ndikimin e së cilës ende nuk e kemi kuptuar plotësisht. Efekti ‘shkatërrues’ i një figure ritmike të sinkopuar, me të cilën fillon pjesa -dhe që duket se ka vënë në gatishmëri të lartë të gjithë trupin e veprës – shërben si një sinjal imponues dhe i fuqishëm që shfaqet në pikat strategjike të veprës. E gjithë vepra mbështetet në figurën ritmike 7+7+7+4, e cila gjendet shpesh në muzikën folkloriketë Shqipërisë së Jugut”.
———————————————