Albspirit

Media/News/Publishing

“LEGATUM HABEMUS…” – MË NË FUND SHQIPËRIA ME AMBASADOR FUQIPLOTË NË VATIKAN

Nga Frak Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Më në fund një lajm i mirë: Aleluja! Sot me 21 tetor, 2023, nga oxhaku i Vatikanit doli tymi i bardhë, duke njoftuar se,

“Sot, datë 21 tetor 2023, Ambasadorja Majlinda Frangaj prezantoi Letrat Kredencaile Atit të Shenjtë Papa Françeskut. Ishte një takim i ngrohtë e miqësor, ku Ati i Shenjtë u interesua për Shqiperinë në shumë aspekte. Pas Takimit me Atin e Shenjtë, edhe takimi me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit (=Kryeminister) Hiresinë e Tij Kardinalin Pieter Parolin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë pranë Vatikanit.Ambasada e Shqipërisë në Vatikan/Ambasciata di Albania presso la Santa Sede3h

Ka disa vite që e kam ndjekur sagën e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Vatikanit – e sidomos mos-emrimin e një Ambasadori Fuqiplotë nga Tirana zyrytare në Vatikan për më shumë se 10-vjetë tani.  Frank Shkreli: Në 30-vjetorin e mardhënieve Shqipëri-Vatikan, karrigia e ambasadorit fuqiplot të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë është ende bosh, që prej 8 vitesh | Gazeta Telegraf

Në të vërtetë, gjatë gjithë kësaj periudhe të mungesës së një ambasadori Fuqiplotë  të Shqipërisë në Vatikan, autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë asnjëhër ndonjë shpjegim se pse ky boshllëk në marrëdhëniet e Shqipërisë me Vatikanin, megjithë marrëdhëniet e mira që pretendohej se ekzistonin midis tyre.

Madje, me sa dijë unë, as Kisha Katolike Shqiptare nuk ëshë prononcuar zyrtarisht në lidhje me këtë mungesë në marrëdhëniet dypalëshme Shqipëri-Vatikan, me përjashtim të Imzot Gjergj Meta i cili ka komentuar, me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve midis Tiranës dhe Vatikanit, mungesën e një ambasadori të Shqipërisë në Vatikan, qysh prej vitit 2013, “…si diçka që nuk na bën fort nder ne si shtet, duke qenë se Vatikani, vazhdimisht, ka sjellë ambasadorë në Shqipëri dhe ne pra, prej disa vitesh nuk kemi ambassador në Vatikan”, është shprehur Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit.

Është gjithashtu interesant fakti se, të pakën deri tani, në këtë kohë që po shkruja akëta rreshta, nuk shoh asnjë njoftim për këtë emrim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dhe as ndonjë burim tjetër nga Shqipëria. Unë nuk e di se ku qendron arsyeja dhe pse kjo heshtje, jo vetëm tani, por për një dekadë tani në lidhje me emrimin e ambasadorir Fuqiplotë të Shqipërisë në Vatikan. Njoftimin për emrimin e Ambasadores së re të Shqipërisë pranë Vatikanit, Majlinda Frangaj e lexova tek portali Ambasadës së Shqipërisë pranë Vatikanit dhe në faqen e lajmeve të Radio Vatikanit, sipas të cilës, “Papa Françesku priti në audiencë, sot paradite, në Pallatin Apostolik, në Vatikan, Zonjën Majlinda Frangaj, Ambasadore e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, me rastin e dorëzimit të Letrave Kredenciale.”

Me këtë rast, Ambasadorja e re e Republikës së Sipërisë pranë Vatikanit u shpreh për programin shqip të radio Vatikanit duke thenë se: “Jam shumë e nderuar që jam emruar ambasadorja e re e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Për mua, kjo detyrë nuk është vetëm fillimi, pore dhe vazhdimësi e një angazhimi që kam përsipër si e ngarkuar me punë e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Gjataë mandatit si e ngarkuar me punë, jam angazhuar nepërmjet konferencave të bëjë të njohur vendin tim, historinë, kulturën, vlerat edhe ao të lashta, si dhe vëllazërinë fetare që është baza e bashkjetesës vëllazërore në Shqipëri. Në këtë angazhim kam gjetur bashkpunimin maksimal nga autoritetet më të larta të Selisë së Shenjtë dhe gjithashtu edhe nga ambasadorët e vendeve të tjera të akredituar në Vatikan. Në këtë rol, kam orgnaizuar vizita të shumta të personaliteteve të vendit tim në prani të Shënjtërisë së Tij Papa Prançeskut dhe kam pasur privilegjin që të sjellë në praninë e Papës, përfaqësues të popullit tim dhe besimeve të ndryshme fetare të Shqipërisë. Detyra e re që pata nderin të merrja nga qeveria shqiptare, përfaqëson për mua një angazhim të ripërtërir ndaj vendit tim dhe të Selisë së Shënjtë, duke u përpjekur për të zhvilluar marrëdhënie gjithnjë e më frytëdhënse në nivelin kulturor, social dhe fetar. Për mua është një rast emocioni i madh pasi kjo detyrë u njoh nga vet Papa Françesku, i cili ka treguar agjithmonë simpati dhe  dashuri të madhe ndaj vendit tim, por gjithashtu edhe ndaj meje si person. Gjithashtu jam mirënjohëse qeverisë shqiptare që konfirmoi besimin që ndërkohë më kishte dhenë si e ngarkuar me punë”, është shprehur Ambasadorja e re e Shqipërisë pranë Vatikanit, Majlinda Frangaj, e cila sot ditën e shtunë, me 21 tetor i dorëzoi letrat kredenciale Papa Françeskut në Vatikan.

Kush është Ambasadorja e re e Shqipërisë në Vatikan: Majlinda Frangaj është e diplomuar në Shkenca Politike, me specializim në Marrëdhënie Ndërkombëtare (Università degli Studi di Perugia). Më vonë mori një diplomë Master në Mbrojtjen Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (Università La Sapienza, në Romë) dhe një diplomë Master në Çështjet e Komunitare dhe Politikat e Inovacionit, me specializim në Bashkëpunim Ndërkombëtar (Istituto Europeo per la Formazione e l’Orientamento, Romë).  Eksperte në të drejtën krahasuese të feve si dhe në të drejtën islame dhe afrikane, në Universitetin e Perugias, Fakulteti i Shkencave Politike, deri tani ka kryer detyra të ndryshme: gazetare dhe producente në departamentin e programacionit; Sekretare e Parë dhe Konsulle (2010 – 2012), Ministre Këshilltare dhe Konsulle (2012 – 2014), Ministre Fuqiplotë dhe e Ngarkuar me Punë ad interim (2014 – 2015), Ministre Fuqiplotë (2015 – 2017) Ministre Fuqiplotë dhe e Ngarkuar me Punë ad interim (2017 – 2023) në Ambasadën e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. (Sipas Radio Vatikanit në gjuhën shqipe)

Kujtojmë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë, në rang Nunciature apostolike për Vatikanin dhe Ambasade për Shqipërinë, daton më 7 shtator 1991.  Nunci i parë Apostolik (Ambasador) i Selisë së Shenjtë në Shqipëri u emërua më 22 tetor të vitit 1991: ishte prelati indian, imzot Ivan Dias, i cili më 18 dhjetor 1991 i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Tiranë. Ndërsa Ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, i emëruar më 1993, ishte prof. Willy Kamsi, që i paraqiti Letrat Kredenciale Papës Gjon Pali II më 22 prill 1993, tri ditë para vizitës historike të Atit të Shenjtë Karol Wojtila në Shqipëri. Ambasadori i fundit i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjë ka qenë Sh. T. Rrok Logu, i cili shërbeu nga shtatori i vitit 2006, deri më 28 tetor 2013. (Burimi: Radio Vatikani shqip)

Please follow and like us: