Albspirit

Media/News/Publishing

Zhuliana Jorganxhi: ZOGJTË E ZËRIT TËND

(“Nderit të kombit”, bilbilit të Kosovës, hyjneshës Nexhmije Pagarusha)
Kaq vjet Pagarusha kaq vjet!
S’t’i shoh syt’ e bukur! Medet!
Këpus një kujtim-trëndafil me vesë,
në gemb rri një zog,
kënga mos të vdesë!
.
Buza heshton, zërin t’ia dëgjojë!
Të shurdhohet nata,
heshtja mos përgjojë!
Karakoll i këngës bëhet zemra jonë,
zogjtë e zërit tënd,
kurrë mos pushojnë!
.
Thuaja këngës Pagarusha!
Pash syt’ e tu!
Dritë yjesh tingujt të pikojnë!
Dhe në të dyja sy më sy,
në dritën e tyre
dritën e syve të takojmë!
1990
Please follow and like us: